Dokumenti i përbashkët i punës së stafit të Komisionit Evropian (KE) në temën: “Barazia gjinore dhe fuqizimi i grave: Transformimi i jetëve të vajzave dhe grave përmes marrëdhënieve të jashtme të BE-së 2016-2020”, i njohur edhe si Plani i Veprimit Gjinor II (PVGJ II) i BE-së, iu bën thirrje misioneve të BE-së që të kryejnë analiza gjinore për të informuar programimin në të gjithë sektorët. Zyra e Bashkimit Evropian (ZBE) në Kosovë ndau kontratën për këtë Analizë Gjinore për të ndihmuar në identifikimin e objektivave, treguesve, të dhënave të pikënisjes dhe caqeve lidhur me PVGJ II. Puna kërkimore me metoda të kombinuara përfshiu kërkimin në tavolinë, analizën e politikave, mbledhjen e të dhënave statistikore dhe intervistat me aktorët kryesorë në secilin sektor, që u realizuan më 2017 dhe 2018.