Monitorimi i zbatimit të indikatorit 5.c.1 (Buxhetimit Gjinor) të SDG-ve në Kosovë

Download File

Kjo përmbledhje e politikave ekzaminon progresin e Qeverisë së Kosovës drejt implementimit të Indikatorit 5.c.1 të SDG (Qëllimet për Zhvillim të Qëndrueshëm) të Kombeve të Bashkuara (KB) mbi buxhetimin e përgjegjshëm gjinor, i cili indikator përfshin: “përqindjen e shteteve me sisteme për të gjurmuar dhe bërë alokime publike për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave”. Ky indikator ka për qëllim adaptimin dhe forcimin e politikave dhe legjislacionit për të promovuar barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave dhe vajzave në të gjitha nivelet. Qëllimi i këtij indikatori është t’i mundësojë qeverive për të arritur objektivat e politikave gjinore të tyre, siç janë eliminimi i dhunës me baza gjinore apo rritja e punësimit të grave përmes ndarjes së resurseve të barabarta. Siç theksohet në këtë indikator, “gjatë krijimit të alokimeve publike të monitorueshme, qeveritë angazhohen në nivele më të larta të transparencës dhe llogaridhënies në në vendim-marrje buxhetore.”