Që nga shtatori i vitit 2025, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), në bashkëpunim me Departamentin për Politika Sociale dhe Familjare dhe Këshillin Profesional për Politika Sociale dhe Familjare, ka realizuar një seri trajnimesh mbi kurrikulën “Puna me Viktimat e Dhunës në Familje: Trajtimi dhe Referimi”. Trajnimet kanë shërbyer si një platformë e rëndësishme për punëtorët socialë për të thelluar njohuritë e tyre mbi dhunën në familje, dhunën ndaj grave dhe dhunën me bazë gjinore, duke forcuar njëkohësisht kapacitetet e tyre për mbështetjen e viktimave.
Trajnimet u realizuan me më shumë se një dekadë me mbështetjeje nga International Partnerships Austria për forcimin e reagimit institucional ndaj dhunës me bazë gjinore dhe përmirësimin e shërbimeve mbështetëse për të mbijetuarat në Kosovë.
Përmes këtyre trajnimeve, 161 punëtorë socialë nga mbi 30 komuna të Kosovës kanë avancuar njohuritë e tyre mbi kornizën ligjore që lidhet me format e ndryshme të dhunës dhe kanë qartësuar më tej rolet dhe përgjegjësitë e tyre si profesionistë të shërbimeve sociale. Trajnimet janë fokusuar gjithashtu në qasjen e përqendruara te viktima, mbrojtjen e fëmijëve të ekspozuar ndaj dhunës dhe punën me grupet e cenueshme, përfshirë gratë rome, ashkalike dhe egjiptiane, viktimat LGBTQ+, migrantët dhe personat me aftësi të kufizuara.
Më 26 maj, punëtorët socialë pjesëmarrës u pajisën me certifikata gjatë një ceremonie të organizuar nga RrGK në bashkëpunim me Departamentin për Politika Sociale dhe Familjare dhe Këshillin Profesional për Politika Sociale dhe Familjare, me pjesëmarrjen e ministrit Andin Hoti nga Ministria e Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës.
Hoti theksoi rëndësinë e këtyre trajnimeve në avancimin e përpjekjeve për përmirësimin e shërbimeve sociale në të gjitha komunat dhe forcimin e mbështetjes për personat në nevojë. Ai gjithashtu shprehu mirënjohje për RrGK-në, Departamentin për Politika Sociale dhe Familjare dhe Këshillin Profesional për Politika Sociale dhe Familjare për angazhimin e tyre në këtë nismë.
Përmes këtyre trajnimeve, punëtorët socialë në të gjithë Kosovën tani janë më të pajisur me njohuri dhe aftësitë e nevojshme për të identifikuar, mbështetur dhe referuar viktimat e dhunës, duke kontribuar në forcimin e mbrojtjes dhe sistemeve më efektive të mbështetjes.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Institucionalizimi i Shërbimeve Cilësore të Rehabilitimit dhe Riintegrimit për të Mbijetuarat e Dhunës II”, mbështetur nga International Partnerships Austria.
