Me 24 tetor, Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit (QKLKGJ) Jeta Vita, në partneritet me organizata tjera në Kosovë, organizoi fushatë për ngritjen e vetëdijes lidhur me kancerin e gjirit gjatë Muajit Ndërkombëtar për Luftimin e Kancerit të Gjirit. RrGGK përkrahu këto përpjekje duke shpërndarë informatat lidhur me këtë marsh dhe shfaqjen me shtatë monologje të grave që kanë përjetuar kancerin e gjirit.