Reagim: RrGK bën thirrje për zgjidhje urgjente të grevës së punëtoreve teknike të Kuvendit

Download File

MJAFT MË ME VONESA – ËSHTË KOHA PËR NJË ZGJIDHJE!

Rrjeti i Grave të Kosovës kërkon zgjidhje të menjëhershme për grevën e punëtoreve teknike të Kuvendit të Kosovës.

Punëtoret teknike hynë në javën e pestë të grevës dhe ende asnjë zgjidhje nuk u është ofruar, pavarësisht thirrjeve të shumta nga shoqëria civile dhe reagimeve publike. Kjo neglizhencë ndaj kërkesave të tyre është e papranueshme.

RrGK u bën thirrje të gjithë akterëve përgjegjës që kanë në dorë zgjidhjen e këtij problemi, të veprojnë menjëherë! Është e qartë se premtimet dhe fjalët boshe nuk mjaftojnë dhe pa dyshim se nevojiten hapa konkretë.

Punëtoret teknike po kërkojnë përmirësimin e kushteve të tyre të punës dhe rritjen e pagës nga 275 në 550 euro. Këto janë kërkesa bazë dhe legjitime që pasqyrojnë një standard minimal për dinjitetin në punë në ditët e sotme. Zgjatja e kësaj greve nuk është vetëm dështim institucional, por edhe padrejtësi ndaj atyre që i mbajnë gjallë institucionet tona me punën e tyre të rëndësishme.