Rona

Gratë e Dragashit kanë shkathtësi unike në prodhimin e rrobave tradicionale të punuara me dorë. Megjithatë, pasi që ato jetojnë lartë në male, pak gra mund të kenë qasje në tregje për t’i shitur prodhimet e tyre. Me mbështetjen e Fondit të Grave të Kosovës (2,800 €) dhe Kuvendit Komunal të Prishtinës, OJQ Rona i ka ndihmuar gratë nga Dragashi të kenë qasje në një treg të ri në Prishtinë.

Punëdoret shumë ngjyrëshe të grave, të punuara artistikisht, e kanë zbukuruar Bulevardin Nëna Terezë për tetë ditë gjatë muajit tetor. Nëntëmbëdhjetë organizata të grave nga gjithë Kosova, duke përfshirë edhe Dragashin, kanë shitur mesatarisht nga më shumë se 500 € për një organizatë (gjithsej 9500 €).
“Ky projekt ishte shumë i dobishëm, sidomos për gratë nga Opoja e Dragashit,” tha Serbeze Sylejmani, Drejtoreshë e OJQ Rona. “Ato nuk kishin mundësi për t’i shitur prodhimet e tyre më parë.”

Kjo nismë u mundësoi po ashtu edhe grave nga organizatat e tjera nga tërë Kosova që t’i shesin prodhimet e tyre, tha ajo.
“Panairet janë gjithmonë të mirëpritura,” tha Xhejrane Lokaj, një aktiviste e të drejtave të grave, e cila punon gjithashtu në Dragash. “Jam shumë mirënjohëse për Rrjetin e Grave të Kosovës për mbështetjen e OJQ-së Rona në organizimin e këtij panairi. Përveç sigurimit të fitimit financiar për gratë, ne po e ruajmë kulturën dhe traditën e punës së dorës.”