RrGGK ndan përvojën në krijimin e një rrjeti të qëndrueshëm

     Nga 23 deri më 26 janar, Kvinna till Kvinna (KtK) organizoi takimin me temën "Partneritetet e Qëndrueshme", në mënyrë që të përgatiten për fazën përmbyllëse nga rajoni i Deputeteve të Jugut deri në vitin 2020. Igballe Rogova, Drejtore Ekzekutive e Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) së bashku me partnerët e tjerë të rajonit, morën pjesë në këtë takim katër-ditor në Stokholm.
     Qëllimi i këtij takimi ishte për të nxjerrë shembuj nga përvojat e pjesëmarrësve nga rajoni për të krijuar një plan të qëndrueshëm përmbyllës. Të pranishmit dhanë kontributin e tyre në lidhje me çështje që i shqetësonin, për të plotësuar strategjinë e cila do të përdoret për planin e daljes. Drejtoresha e RrGGK, ndau përvojën e saj si të punohet që të krijohet një rrjet i qëndrueshëm dhe demokratik dhe se si të arrihet që ai rrjet të njihet në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.