RrGGK ndanë mirënjohje për përkrahësit e saj

 Gjatë Kuvendit Vjetor të këtij viti RrGGK ndau mirënjohe për personat që kanë shënuar arritje jetësore apo për ata që kanë përkrahur RrGGK-në në rrugëtimin e vet.
    Në emër të të gjitha anëtareve dhe aktivisteve të saj, RrGGK ndau mirënjohjen për Presidenten e Republikës së Kosovës në fund të mandatit të saj, për kontributin e dhënë për të drejtat e grave dhe vajzave të Kosovës, gjatë gjithë mandatit të saj. 
    Mirënjohjet për “Guximin dhe veprat të cilat kanë motivuar dhe fuqizuar vajzat dhe gratë në Kosovë”, iu ndanë artisteve të njohura Nexhmije Pagarusha, Leze Qena dhe Safete Rogova. 
    Ndërsa mirënjohjet e tjera u dhanë për “Kontributin e dhënë në realizimin e fushatës “One Billion Rising” dhe “Take Back the Night”, si dhe në aktivitete të tjera të RrGGK-së u ndanë për Oda Haliti, Nesim Maxhuni, Fatos Mehmeti, Rita Parashumti, Orgesa Arifi dhe Erëblina Elezaj. 
    Ky është viti i tretë që RrGGK po ndanë mirënjohje për përkrahësit e punës së saj, përfshirë ato në vitin 2013 që iu ndanë aktivisteve dhe artisteve të cilat kontribuan me punën e tyre drejt përmirsimit të pozitës së grave në Kosovë; dhe ato në vitin 2014 që RrGGK i ndau për bizneset të cilat në mënyrë të vazhdueshme përkrahën RrGGK-në në forma të ndryshme.