Me 10 shkurt, Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) pati një takim të frytshëm me përfaqësuesit e Ministrisë së Diasporës. Ministri Valon Murati u shpreh se janë të interesuar të bashkëpunojnë me RrGGK-në për të përfshirë Buxhetimin e Përgjegjshëm Gjinor (BPGJ) brenda Ministrisë së tyre. Ministria e Diasporës veçse ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm sa i përket kësaj çështje, duke përfshirë ndarjen e të dhënave sipas gjinisë në pajtim me Ligjin për Barazi Gjinore. RrGGK mirëpret bashkëpunimin me Ministrinë e Diasporës në të ardhmen.