RrGK bashkohet me solidarizimin qytetar me popullin e Ukrainës

“Kosova solidarizohet me popullin ukrainas”, “Feministet kundër luftës”, “Bashkëndjejmë me gratë e Ukrainës”, dhe “Paqe për Ukrainën”  ishin disa nga thirrjet që u dëgjuan në marshin e mbajtur në mbështetje dhe në solidaritet me Ukrainë, më 7 mars në Prishtinës. 

Qytetarë, aktivistë e përfaqësues të institucioneve së bashku ngritën zërin kundër agresionit rus ndaj Ukrainës që filloi me 24 shkurt të këtij viti. 

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) u bashkua me këtë nismë të  Forumit për Iniciativa Qytetare (FIQ) dhe BIRN, duke brohoritur edhe një herë thirrjet kundër luftës. 

“Ne jemi sot këtu që nëpërmjet një gjesti simbolik qytetar të shprehim mbështetjen dhe solidaritetin e Kosovës në rrafshin njerëzor, institucional e të organizatave joqeveritare me popullin e Ukrainës. Jemi këtu për të përcaktuar pozicionin tonë me vlerat perëndimore, në momente mjaft të vështira që po i kalon si rrjedhojë e pushtimit dhe agresionit të Federatës Ruse”, tha në fjalimin e saj Dajana Berisha, Drejtore Ekzekutive, FIQ.  

KËTU mund të lexoni letrën e plotë në solidarizim me Ukrainën, në të cilën po ashtu figurojnë emrat e të gjitha organizatave mbështetëse të këtij aksioni.