RrGK kontribuon në diskutimin mbi nevojat komunale për zbatimin e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor

Sot, 3 shtator, UN Women lansoi raportin Vlersimi i nevojave ne nivel lokal ne lidhje me Barazine Gjinore, Buxhetimin e Pergjegjshem Gjinor, adresimin e nevojave te burrave dhe grave në kohë pandemie, zhvilluar nga IDRA. Përfaqësues të institucioneve u mblodhën për t’i diksutuar nevojat komunale për zbatimin e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor. Duke përfshirë edhe Edi Gusia nga Agjencia për Barazi Gjinore (ABGJ) në Zyrën e Kryeministrit e cila ka folur për alokimet e rëndësishme për barazinë gjinore dhe urgjencën e institucionalizimit të buxhetimit gjinor. Salvador Elmazi, Drejtor i Buxhetit nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), shtoi se buxhetimi gjinor është një detyrim ligjor dhe kërkohet brenda qarkoreve buxhetore. Në panelin e udhëhequr nga Vlora Nushi, Shefe e UN Women në Kosovë, mori pjesë edhe Sazan Ibrahimi, Kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës si dhe zyrtarët komunal të cilët shfaqën praktikat më të mira në Kamenicë dhe Gjakovë.

Në mesin e folësve ishte edhe Nicole Farnsworth, Drejtore e Programit, Udhëheqëse e Hulumtimit, RrGK. Farnsworth ka ndarë me pjesëmarrësit rekomandimet e dala nga raporti i RrGK-së, “Pandemia nuk njeh gjini”?, dhe monitorimi i institucioneve mbi zbatimin e obligimeve të tyre ligjore në lidhje me buxhetimin e përgjegjshëm gjinor në Kosovë.

Disa nga gjetjet kryesore të raportit të paraqitura në këtë ngjarje përfshijnë:

  • ABGJ dhe MFPT të finalizojnë Koncept-Dokumentin për buxhetimin e përgjegjshëm gjinor në Kosovë, duke e përfshirë si të detyrueshën.në sistemin e menaxhimit të financave publike të Kosovës.
  • Komunat duhet të ndërmarrin analiza gjinore, sipas Ligjit për Barazinë Gjinore, praktikave më të mira në buxhetimin e përgjegjshëm gjinor dhe qarkoret buxhetore. Duhet t’i përdorin këto për të informuar për planifikimin dhe zbatimin e buxhetit, duke vendosur objektiva dhe tregues drejt avancimit të barazisë gjinore në çdo sektor. Kjo nuk është e rëndësishme vetëm për një linjë buxheti për zyrtarët ose strehimoret për barazi gjinore, edhe pse këto janë të rëndësishme. Përveç kësaj, avancimi i barazisë gjinore duhet të integrohet në çdo sektor, përfshirë mjedisin, transportin, sportin, kulturën dhe investimet në infrastrukturë. Udhërrëfyes Praktik i RrGK-së shpjegon se si është e mundur kjo.
  • MFLT duhet të kontrollojë më mirë kërkesat buxhetore, duke siguruar që organizatat buxhetore të paraqesin aneksin e kërkuar me të dhëna mbi buxhetimit me përgjegjësi gjinore dhe se është i një cilësie të mjaftueshme. Ata mund të kthejnë kërkesat buxhetore nëse aneksi nuk është paraqitur ose bërë si duhet.
  • Komunat duhet të buxhetojnë për shtimin e kapaciteteve të zyrtarëve financiarë në buxhetimin e përgjegjshëm gjinor, duke ndarë fonde për zyrtarët që të marrin pjesë në programin e trajnimit të krijuar tashmë për këtë të siguruar nga Instituti i Kosovës për Administratë Publike (IKAP). Kjo duhet të mentorohet gjatë procesit të buxhetit derisa zyrtarët të kuptojnë plotësisht se si të ndërmarrin buxhetimin të përgjegjshëm gjinor.

Bazuar në hulumtimet e fundit, RrGK  ka dalë me disa rekomandime të tjera për komunat që të kenë parasysh për buxhetet e tyre të vitit 2022, lexo këtu.

Që nga viti 2011, RrGK punon në buxhetimin e përgjegjshëm gjinor, duke përfshirë mbështetjen e IKAP dhe ABGJ-së në zhvillimin e kurrikulës mbi buxhetimin gjinor. RrGK është pjesë e Rrjetit Mbikëqyrës të Buxhetimit Gjinor, përmes të cilit organizatat e shoqërisë civile po monitorojnë dhe mbështesin përpjekjet e qeverisë për të institucionalizuar buxhetimin e përgjegjshëm gjinor në Ballkanin Perëndimor dhe Moldavi.