Global Progressive Forum në bashkëpunim me gratë nga Grupin S&D, Rrjetin CEE për çështje gjinore and si dhe Partinë e Euro-Socialistëve (PES) organizuan njëseminar të quajtur “Ç’mund të ofrojë procesi i zgjerimit të BE-së për gratë e Ballkanit Perëndimor” në Korçula të Kroacisë, më 24 gusht 2018. Ngjarja mblodhi së gratë politikane nga Ballkani perëndimor dhe nga Parlamenti Evropian, si dhe burrat përkrahës.
Për punëtorinë “Vënia e perspektivës gjinore në politikat e punësimit dhe ato sociale: Afrimi me BE dhe balancimi punë/jetë”, ftuan hulumtuesen kryesore të Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK), Nicole Farnsworth, për të paraqitur situatën në rajon. Duke u ndalur në Kosovë, ajo foli për sfidat kryesore ndaj pjesëmarrjes së grave në fuqinë punëtore, ku vetëm 1.3 në 10 gra punojnë zyrtarisht. Ajo ndër të tjera diskutoi për punësimin joformal të grave pa kontratë, dispozitat problematike të pushimit të lehonisë në Kosovë, diskriminimin në punësim dhe mungesën e kujdesit ndaj fëmijëve. Ajo sugjeroi amendime të politikave të lidhura me maternitetin e patransferueshëm, atësinë dhe pushimin atëror; shërbimet sociale të përmirësuara, sidomos të disponueshme, të përballueshme, kujdesin cilësor për fëmijë dhe të moshuar; dhe edukimin më të mirë që sfidon normat tradicionale gjinore që i mban gratë në shtëpi dhe vë shumë presion mbi burrat si “kryefamiljarë “. Ajo gjithashtu bëri thirrje për: vëmendje më të mirë se si taksimi ndikon ndryshe tek gratë dhe te burrat; një qasje gjinore “mos i bëj keq” në adresimin e ekonomisë informale; dhe orarin fleksibil të punës. Për deputetët e Parlamentit Evropian, ajo rekomandoi presion politik të vazhdueshëm për vendet e Ballkanit Perëndimor që ta avancojnë barazinë gjinore si një parakusht për përafrimin me BE; që të sigurohet qasja gjinore në zbatimin e të gjitha programeve IPA; dhe të përkrahen përpjekjet specifike për të avancuar cilësinë gjinore, si përkrahja e institucionalizimit të përkujdesjes dhe parashkollorit për fëmijët, të përballueshme, të qasshme dhe cilësore.
Prezantimi u njoftua nga puna paraprake e RrGK mbi dispozitat për pushimet prindërore, qasjen në kujdesin e fëmijëve, buxhetimin gjinor për mirëqenien sociale dhe monitorimin e zbatimit të Planit Gjinor të Veprimit të BE, si dhe hulumtimet aktuale rajonale mbi çështjet e diskriminimit dhe punësimit gjinore (priten më 2019), të mbështetura nga Bashkimi Evropian.
Edhe Maja Stajcic Riza Aragon, zyrtare e lartë e programit nga Fondacioni Kvinna till Kvinna pati një prezentim mbi “Women’s Rights in the Western Balkans” (“Të Drejtat e Grave në Ballkanin Perëndimor”) duke përfituar nga hulumtimet e tyre. Ajo foli për rëndësinë e njohjes së ekspertizës së aktivisteve për të drejtat e grave; duke i mbrojtur ato kundrejt hapësirës në zvogëlim, përfshirë përpjekjet e qeverisë për t’i heshtur aktivistet e zëshme; përfshirë në mënyrë kuptimplotë aktivistet në diskutimet e politikave; dhe ofrimin e përkrahjes financiare institucionale afatgjatë për punën e tyre, e cila është dëshmuar se i kontribuon ndryshimit të qëndrueshëm.
Other important issues discussed during the seminar included access to affordable abortions; the impact of fascist populist policies on women’s rights; and the dangers to women’s rights affiliated with the state capture in several countries of Central and Eastern Europe.
Parlamenti Evropian përkrahu pjesëmarrjen e RrGK-së në këtë ngjarje. Fondacioni Kvinna till Kvinna i dha mundësi parlamentarëve që të njihen me punën dhe ekspertizën e RrGK-së në këto çështje, përmes angazhimeve të hershme në Bruksel.
Shënime
Hungaria (2030) Kundërshtimi i vetëdijshëm për kryerjen e aborteve (Kroaci)
Serbi – Si ndikon kjo në pjesëmarrjen e grave në punë?
Maqedonia – Kushtëzimet nuk funksionojnë – varet nga shteti
Institucionalizimi kundrejt vullnetit politik (Ministri i Financave)
Shteti do të paguajë për gratë që paguajnë
Politika feministe mbi politikën e mjedisit