RrGK shpreh ngushëllime për vdekjen e Leze Qenës

Download File

Letër ngushëllimi

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) sot me pikëllim të thellë mori lajmin për vdekjen e ikonës së aktrimit kosovar, Leze Qena (1935-2020).

Kujtojmë se në vitin 2015 RrGK ka ndarë për Leze Qenën mirënjohje për “Guximin dhe veprat të cilat kanë motivuar dhe fuqizuar vajzat dhe gratë në Kosovë”.

Leze Qena me punën dhe veprën e saj kontribuoi drejt promovimit dhe avancimit të pozitës së grave në Kosovë me pjesëmarrjen e saj në shumë fushata, sidomos ne regjionin e Hasit. Ajo ishte mbretëreshë e humorit, dhe e tillë do të nderohet dhe do të mbahet në mend.

Mbesim të pikëlluara dhe krenare që rrugëtimi ynë u shoqërua me një grua të fuqishme, siç ishte dhe do të mbetet përjetë Leze Qena.