Me datë 29 mars, në teatrin e qytetit të Gjakovës, “Hadi Shehu”, u shfaq shfaqja Stiffler. Me tekst të Doruntina Basha, regji të Kushtrim Koliqit dhe me aktoret Rebeka Qena, Armend Smajli dhe Adrian Morina, kjo shfaqje paraqet vështirësitë që viktimat e dhunës seksuale dhe të trafikimit me qenie njerëzore hasin, kur kërkojnë ndihmë tek institucionet vendore, stigmën dhe paragjykimet me të cilat këto viktima ballafaqohen.
Shfaqja u bë në kuadër të fushatës “Sot dhe Çdo ditë tjetër” e nisur nga Ministria e Drejtësisë, me qëllim të angazhimit mbarëshoqëror drejtë luftimit të dhunës me bazë gjinore. Rrjeti i Grave të Kosovës ka mbështetur financiarisht këtë shfaqje, duke kontribuar në uljen e paragjykimeve ndaj viktimave të dhunës seksuale dhe trafikimit.
Shfaqja “Stiffler” është produksion i OJQ Integra.