Rrjeti i Grave të Kosovës”, OJQ “Integra”, dhe Ministria e drejtësisë -Kosovë në bashkëorganizim me Teatrin e qytetit “Hadi Shehu” Gjakovë në përkrahje të shfaqjes teatrale “STIFFLER”

Me datë 29 mars, në teatrin e qytetit të Gjakovës, “Hadi Shehu”, u shfaq shfaqja Stiffler. Me tekst të Doruntina Basha, regji të Kushtrim Koliqit dhe me aktoret Rebeka Qena, Armend Smajli dhe Adrian Morina, kjo shfaqje paraqet vështirësitë që viktimat e dhunës seksuale dhe të trafikimit me qenie njerëzore hasin, kur kërkojnë ndihmë tek institucionet vendore, stigmën dhe paragjykimet me të cilat këto viktima ballafaqohen.

Shfaqja u bë në kuadër të fushatës “Sot dhe Çdo ditë tjetër” e nisur nga Ministria e Drejtësisë, me qëllim të angazhimit mbarëshoqëror drejtë luftimit të dhunës me bazë gjinore. Rrjeti i Grave të Kosovës ka mbështetur financiarisht këtë shfaqje, duke kontribuar në uljen e paragjykimeve ndaj viktimave të dhunës seksuale dhe trafikimit.

Shfaqja “Stiffler” është produksion i OJQ Integra.