Austria është një model global për institucionalizimin e suksesshëm të Buxhetimit të Përgjegjshëm Gjinor (BPGJ). Së pari dhe më kryesorja, BPGJ është përfshirë në vetë Kushtetutën austriake, por ndoshta edhe më i rëndësishëm është fakti që Austria ka mekanizma konkrete në nivel lokal dhe federal që sigurojnë institucionalizimin e qëndrueshëm të BPGJ-së. Në maj të vitit 2016 një delegacion i Kosovës vizitoi Vjenën për një vizitë studimore mbi BPGJ-në.
Ndër të tjera, delegacioni përbëhej nga UD i Shefit të Agjencisë për Barazi Gjinore (ABGJ), drejtorët e drejtorive komunale të buxhetit, zyrtarët komunalë të financave, analistët buxhetorë të Ministrisë së Financave (MF), përfaqësues të Ministrisë së Pushtetit Lokal, dhe një përfaqësuese e RrGGK. Delegacioni u takua me vjenezë të ndryshëm, si dhe me institucionet federale austriake, për të fituar njohuri nga përvoja e tyre me këtë institucionalizim të suksesshëm.
Dy takime veçanërisht interesante për pjesëmarrësit përfshinin takimin me Ministrinë e Financave dhe Fraksionin e Buxhetit të Parlamentit të Austrisë. Përfaqësuesit e institucioneve vunë theksin mbi faktin se është shumë e vështirë, në mos qoftë e pamundur, që vetëm ata të bëjnë isntitucionalizimin e BPGJ-së. Kjo duhet të jetë pjesë e një reforme të përgjithshme të financave publike. Ata më tutje shtuan se në Austri kjo reformë mori mbi 15 vjet, por BPGJ-ja ishte një pjesë e rëndësishme e reformës, dhe se Austria kurrë nuk do të mund të institucionalizonte BPGJ-në sikur ajo të mos ishte pjesë e reformës që nga zeroja. Ky është një mësim të cilin personat që punojnë në fushën e BPGJ-së në Kosovë, duhet ta kenë parasysh. Kosova ka arritur me të vërtetë shumë suksese lidhur me BPGJ-në në dy vitet e fundit, por sukseset ende nuk po vërehen në fushën më të gjerë të reformës së financave publike.
Drejtoria Komunale e Qytetit të Vjenës ka një sektor specifik që punon vetëm në fushën e BPGJ-së. Ky sektor është i përbërë nga ekspertë të çështjeve gjinore, të planifikimit të ndjeshëm gjinor, të statistikave të ndara sipas gjinisë dhe të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor. Avokimi për krijimin e sektorëve të BPGJ-së në të gjitha drejtoritë e buxheteve në Kosovë mund të jetë një kërkesë shumë ambicioze për momentin. Megjithatë, ajo çfarë mund të bëhet në Kosovë e që do të mund të ishte e ngjashme me përvojën vjeneze, është që MF të punësojë një ekspert të BPGJ-së në mesin e analistëve të vet buxhetor.
Sa i përket nivelit federal, Objetivat Gjinore, Aktivitetet dhe Indikatorët janë pjesë e dokumenteve planifikuese afatmesme austriake, si dhe ligjeve të buxheteve vjetore. Për më tepër, të gjitha ministrive në nivelin federal, iu kërkohet të vendosin 5 objektiva afatmesme, ku të paktën njëra nga ato duhet të jetë e lidhur direkt me çështjet gjinore. Kjo është informatë shumë e vlefshme që do të mund të zbatohej edhe në Kosovë, pa shumë mundim. Një ri-organizim i thjeshtë i ligjit të buxhetit vjetor mund të çojë drejt këtij rezultati të rëndësishëm.
Fakti që Austria ka një grup ndër-ministror mbi BPGJ-në ishte poashtu shumë interesant. Një grup i njëjtë për Kosovën do të mund të arrinte suksese të rëndësishme, përfshirë edhe ndikimin në
Korniza Afatmesme e Shpenzimeve/Korniza Afatmesne Buxhetore, dhe Qarkoret Buxhetore.
Korniza Afatmesme e Shpenzimeve/Korniza Afatmesne Buxhetore, dhe Qarkoret Buxhetore.
Mbi të gjitha, vizita studimore ka ofruar disa njohuri të rëndësishme mbi mekanizmat që ndihmojnë në institucionalizimin dhe qëndrueshmërinë e BPGJ-së. Informatat e mbledhura iu treguan pjesëmarrësve që përderisa Kosova ka ndërmarrë hapa fillestarë në këtë fushë, një rrugë e gjatë dhe gjarpëruese po na pret.
Vizita studimore u organizua nga Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) në Kosovë.