“Promovimi i shëndetit të nënës dhe fëmijës përmes fuqizimit të rolit të mamisë”, është nisma e Shoqatës së Mamive të Kosovës (ShMAKS), organizatë anëtare e Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK), në kuadër të cilës e cila u realizua me qëllim të rritjes së vetëdijes ndaj punës së palodhshme të mamive.
Me 9 shtator, Magbule Elezi, Kryetare e ShMAKS, u takua me Ministrin e Shëndetësisë për të diskutuar rëndësinë e përfshirjes së rolit dhe interesave të mamive të Kosovës në Ligjin e Shëndetësisë.
ShMAKS ka avokuar për përkrahje institucionale për fuqizimin e rolit të mamive në Kosovë edhe në të kaluarën falë mbështetjes së marrë nga Fondi i Grave të Kososvës (FGK).
“Mbi 930 mami në Kosovë, nuk gëzojë status të veçantë krahasuar me profesionistët tjerë shëndetësorë dhe roli i tyre nuk është i definuar në të gjitha nivelet e shërbimeve shëndetësore.” u shpreh Elezi.
“Fuqizimi i rolit të mamive në Kosovë dhe rifunksionalizimi i materniteteve në Kosovë janë dy kërkesat tona të vazhdueshme qe ju kemi drejtuar politikëbërësve dhe komisionit të shëndetësisë në Parlamentin e Kosovës.” shtoi ajo.
Gjatë kësaj periudhe të realizimit të aktiviteteve, ShMAKS hartoi kërkesat për t’i drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë për organizimin e grupit punues në lidhje me hartimin e profesionit, rolit, përgjegjësive dhe detyrave të mamisë. Gjithashtu, ShMAKS mbajti takime me gratë dhe vajzat në Kaçanik, Podujevë dhe Istog duke përfshirë 7-10 pjesëmarrës, me qëllim të dhënies së këshillave dhe informatave me rëndësi lidhur me shëndetin e tyre.
Gjatë mujait tetor, ShMAKS mbajti tryezën në lidhje me promovimin e shëndetit të nënës dhe fëmijës duke fuqizuar rolin e Mamisë. Pjesëmarrës në tryezë ishin Z. Milazim Gjocaj, Udhëheqës zyrtar, përgjegjës për ligjin për Shëndetësi, Znj, Suna Zajmi, Drejtoresh për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Kamenicë, z. Fitim Uka, Anëtar në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi, z. Zaim Thaqi, Drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Podujevë dhe z. Jusuf Korenica, Drejtori i Mjekësisë Familjare në Rahovec. Në këtë tryezë u mblodhën edhe rekomandimet për komisionin e Ligjit të Shëndetësisë.
Disa nga rekomandimet e dalura nga kjo tryezë janë:
• Përfshirja e mamive në procesin e hartimit të udhërrëfyesëve dhe protokoleve klinike në obstetrik;
• Përshkrimi i detyrave të punës, mvarësisht nga institucioni ku punojnë mamitë;
• Edukimi i vazhdueshëm profesional për mamitë;
• Përfaqësimi i mamive në proceset vendimmarr`se brenda institucioneve;
• Ngritja dhe fuqizimi i punës ekipore;
• SHMAKS-i të përfshihet në të gjitha grupet punuese ku debatohet dhe merren vendime në të gjitha aktet ligjore dhe nënligjore për mamitë dhe profesionin e saj;
• Delegimi i gjinekologëve nga MSH në të gjitha maternitetet ku mungojnë gjinekologët që mundëson rifunksionalizimin me të shpejtë të materniteteve;
• Përshkrimi i detyrave dhe kompetencave të punës.
Kjo nismë mbështetet nga Fondi i Grave të Kosovës (FGK) dhe financohet nga Agjensioni Austriak për Zhvillim (ADA) dhe bashkëfinancohet nga UN Women.