Gratë në Dragash gjithmonë kanë pasur vështirësi për tu vizituar te doktori. Komuna gjendet lartë në malet e jugut të Kosovës, qyteti më i afërt është Prizreni. Transporti publik është i rrallë dhe kushtet e motit shpesh e vështirësojnë udhëtimin. Komuna e Dragashit nuk ka asnjë doktoreshë, dhe vetëm disa persona e konsiderojnë të pranueshme që gratë të kontrollohen nga një doktor mashkull.
Të shqetësuara për mirëqenien e grave në zonën e tyre, Shoqata Iniciativa e Grave u përcaktua për të ngritur vetëdijën në lidhje me rëndësinë e kontrolleve rutinë, veçanërisht në drejtim të diagnostifikimit të hershëm të kancerit.
“Gratë patën mundësi për të takuar një doktoreshë, dhe ti bëjnë pyetje, të flasin hapur, të informohen rreth kancerit dhe të kuptojnë rëndësinë e zbulimit të kancerit të standin e hershëm", tregon Gjejron Lokaj, Kordinatore e Shoqatës së Iniciativës së Grave.
“Në fshatin tonë kjo ishte shumë e nevojshme" thotë Qesbana Pajaziti e cila mori pjesë në takimin që u mbajt në fshatin Lubishtë. "Ne s’kemi pasur njohuri të mjaftueshme në lidhje me kancerin e gjirit, por tani ne jemi të informuara më mirë. Tani jemi në gjendje të kryejmë vetë-ekzaminime për të identifikuar simptomat." Këto njohuri të reja do të ndihmojnë gratë që të mund të zbulojnë shenjat e para të mundshme të kancerit.
Përveç kësaj, 182 grave shqiptare, gorane dhe boshnjake, në tetë fshatra të izoluara, iu ofruan kontrolle shëndetsore pa pagesë. Poashtu rreth 2.500 infermierë, nxënës dhe qytetarë kanë marrë informacione të nevojshme nëpërmjet fushatave mediale në Radio Sharr dhe Radio Gora.
Interesimi i grave për ekzaminim ishte aq i lartë sa që organizata duhej të bënte prioritizimin e pranuesëve. Gratë që kanë pasur histori problematike shëndetësore apo sëmundje në familjet e tyre u kontrolluan së pari. Gratë që nuk u kontrolluan, u këshilluan që të bëjnë përpjekje shtesë për të bërë një vizitë mjeksore, veçanërisht në qoftë se janë mbi moshën 40 vjeçare.
“Mua më pëlqen fakti… që gratë kishin këtë mundësi, se në komunitetin tonë nuk ka doktoresha dhe prandaj duhet ti shkollojmë vajzat që nesër të na kthehen me diploma të mjekësisë" tregon Gjejranja.