Storie suksesi nga Mali i Zi: Avokohet për të drejtat e grave me aftësi të kufizuara

Që nga prilli i vitit 2020, Shoqata e të Rinjve me Aftësi të Kufizuara të Malit të Zi (ShRAKMZ) ka punuar në ofrimin e ndihmës juridike falas për të gjitha gratë me aftësi të kufizuara që kanë vuajtur nga diskriminimi në fushën e punës dhe punësimit. Deri në fund të muajit nëntor, 40 gra me aftësi të kufizuara i ishin drejtuar ShRAKMZ e cila ofroi 89 seanca të këshillimit ligjor dhe përfaqësoi palët para gjykatave dhe institucioneve kompetente.

Ka një rritje të numrit të grave me aftësi të kufizuara që kanë kërkuar ndihmë, mbështetje dhe këshillim në fushën e marrëdhënieve të punës. Shumica e parregullsive ndodhën gjatë punësimit të personave me aftësi të kufizuara (PAK).

Një shembull pozitiv nga kjo nismë ishte hartimi i kontratës për përdoruesen e shërbimeve S.C.,  në emër e së cilës ShRAKMZ kontaktoi punëdhënësit e saj me kërkesë për të rishikuar kushtet e punës dhe eliminuar parregullsitë. Fillimisht, S.C. punonte nga shtëpia sepse vendi i saj i punës, ku ajo ishte praktikante, ishte krejtësisht i pa qasshëm për PAK, për shkak të pengesave arkitektonike. Pasi kërkesa u dërgua nga ShRAKMZ, si punëdhënësi ashtu edhe organet kompetente të vetëqeverisjes lokale lejuan që SC të vazhdonte të punonte nga shtëpia, në një mjedis të qasshëm pune. Shpejt pas skadimit të kontratës fillestare të punës, ShRAKMZ u informua se S.C. iu ofrua kontrata tjetër.

“Unë jam e kënaqur me kushtet e punës; zyra ime tani është e qasshme dhe unë mund të kryej me sukses detyrat e mia të punës. Pasi që kam nënshkruar kontratën me afat të caktuar, do të përpiqem të fitoj sa më shumë aftësi dhe të përparoj në punë. Menjëherë pas përfundimit të praktikës, vendosa të hyj në provim profesional për punë tek organet shtetërore, sepse besoj se do të më ndihmojë në zotërimin e aktiviteteve të punës. “

Shembulli tjetër ishte përdoruesja e shërbimit B.A. e cila u diskriminua për shkak të aftësive të saj të kufizuara. B.A. është e punësuar në një institucion parashkollor publik si kuzhiniere, megjithëse është mjeke me profesion. Punëdhënësi i saj fillimisht nuk ishte në dijeni që ajo ishte me aftësi të kufizuar, por B.A. beson se arsyet pse ajo nuk u punësua dy herë si infermiere ishin sepse ky informacion u bë i ditur. Pas kësaj, drejtori i shkollës filloi të diskriminonte vazhdimisht “në mënyrë indirekte”. Pas dy përpjekjesh për të aplikuar për vendin e punës, punëdhënësi refuzoi aplikimet e saj dhe punësoi shtatë persona pa aftësi të kufizuara.  Asnjëherë nuk kishte ndonjë shpjegim të hollësishëm për arsyen e refuzimit të aplikacionit të saj. “Unë u lëndova shumë kur punëdhënësi më tha me gojë se për shkak të aftësive të mia të kufizuara nuk mund të më lejonte të punoja si infermiere. Puna me fëmijët kërkon shumë përpjekje dhe përgjegjësi. Unë nuk dua të kem situata të pakëndshme me prindërit në rast se ndodh “diçka”!”  B.A. nuk u dorëzua, përkundrazi, ajo vendosi të nisë një hetim me ndihmën e ekipit ligjor të ShRAKMZ, si dhe të parashtrojë ankesën tek Mbrojtësi i të Drejtave dhe Lirive të Njeriut. Procedurat para autoriteteve kompetente janë duke vazhduar.

Gratë me aftësi të kufizuara tani ndihen të fuqizuara për të raportuar diskriminimin në fushën e punës dhe punësimit, pasi kanë dëgjuar historitë e bashkëmoshatarëve të tyre. Në dy muajt e fundit, një numër i madh i grave me aftësi të kufizuara aplikuan tek ShRAKMZ për ndihmë ligjore. Shumica e ankesave rrjedhin nga parregullsitë e aplikacioneve për punë në institucionet shtetërore. Disa nga konkurset për punë u hoqën në fund, ndërsa procesi i përzgjedhjes për të tjerët është ende në vazhdim.

ShRAKMZ gjithashtu filloi fushatën kundër dhunës ndaj grave, për “16 ditët e aktivizmit”. Gjatë asaj periudhe ata realizuan fushatën e tyre në platformat e mediave sociale dhe folën drejtpërdrejt me akterët relevant. Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, ShRAKMZ theksoi se gratë dhe vajzat me aftësi të kufizuara nuk janë “kursyer” nga dhuna, por mund të vuajnë më shumë sesa gratë pa aftësi të kufizuara.

Organizata i bëri thirrje shtetit që të marrë rol aktiv në luftimim e diskriminimit të grave me aftësi të kufizuara dhe që institucionet dhe individët kompetentë të rrisin vetëdijen dhe të forcojnë mekanizmat e tyre të mbrojtjes dhe mbështetjes për viktimat e dhunës.

Ne besojmë se përmes fushatave të këtij lloji, gratë me aftësi të kufizuara do të fuqizohen më tej për të raportuar diskriminimin dhe dhunën dhe do të jenë aktive në kuptim të ushtrimit të të drejtave të tyre.

Ky aktivitet është pjesë e nismës “E fuqizuar, e punësuar, e përfshirë”, së mbështetur nga Rrjeti i Grave të Kosovës, Qendra për të Drejtat e Grave dhe partnerët e tyre në kuadër të nismës “Avancimi i të Drejtave të Punës së Grave”. Kjo nismë financohet nga Bashkimi Evropian dhe bashkë-financohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida). Përmbajtja e këtij aktiviteti/posti është përgjegjësi vetëm e Shoqatës së të Rinjve me Aftësi të Kufizuara të Malit të Zi dhe nuk pasqyron domosdoshmërish pikëpamjet e Bashkimit Evropian ose Sida.