Strehimorja e Mitrovicës kërkon përmirësim të lejes prindërore në Kosovë

Me 23 janar Qendra për Mbrojtjen e Gruas dhe Fëmijës (QMGF) Raba Voca organizoi takimin e parë avokues me gratë asambleiste dhe këshilltarët komunal, në kuadër të iniciativës “Pushimi prindëror si model i ardhshëm në Kosovë”.

Kjo iniciativë ka për qëllim të promovojë idenë e një modeli të përshtatshëm të pushimit prindëror, me ç’rast sipas drejtores së QMGF Raba Voca, Fidane Hyseni, “Do të ndikonte drejtpërdrejtë në shëndetin e fëmijës dhe ndërtimin e raporteve fëmijë – prindër”.

Duke u bazuar në Ligjin aktual të Punës, burrave nuk u njihet e drejta për pushim të përbashkët prindëror, duke u lejuar që ata të marrin pushim vetëm dy ditë me pagesë dhe dy javë pa pagesë, të cilën mund ta marrin kurdo para se fëmiu të arrijë moshën tre vjeçare. Rrjeti Grave të Kosovws dhe anwtaret e saj pwrfshirw QMGF Raba Voca konsiderojnë këtë shkelje të Ligjit për Barazi Gjinore.

“Dispozitat e tanishme [në Ligjin e Punës] nuk ofrojnë të drejta të njëjta për gratë dhe burrat,” tha Iliriana Banjska, Koordinatore e Projektit e RrGK, e cila ka hulumtuar intensivisht të drejtat e punës. “Ligji për Barazinë Gjinore thotë se gratë dhe burrat duhet të kenë të njëjtat të drejta. Megjithatë grate dhe burrat ende nuk kanë kanë të njejtën kohë apo nxitje financiare për të hequr dorë nga puna për të kaluar kohë me fëmijet e tyre,” vazhdoi ajo. “Kjo gjithashtu ka implikime indirekte mbi barazinë në punësim dhe për të qenë një anëtar aktiv i shoqërisë”.

Më tej, znj. Hyseni prezantoi punën dhe aktivitetet që do të zhvillohen në kuadër të kësaj inicative, dhe ndër aktivitetet kryesore do të jetë anketimi që do të zhvillohet me qytetarët e Mitrovicës.

RrGK ka ofruar sesione mentorimi në draftimin dhe metodologjinë e anketës. Ndërkaq, znj Hyseni shfrytëzoi rastin që të avokojë të sigurojë mbështetjen e të pranishmëve në adresimin e rekomandimeve të dala nga anketimi.

Në pjesën e dytë të takimit QMGF “Raba Voca” diskutuan edhe për për sfidat, sidomos ato financiare, që ballafaqohet në baza ditore strehimorja, vetëm që tu mundësojnë një vend të sigurtë grave që kanë përjetuar dhunë me bazë gjinore. Ato bënë thirrje asambleisteve dhe këshilltarëve komunal që të përkrahin strehimoren, duke avokuar që të alokohet ndonjë pronë komunale që do t’i ipej për shfrytëzim strehimores.

Ky projekt është mbështetur nga Fondi i Grave të Kosovës (FGK) i RrGK-së edhe është financuar nga Agjencioni Austriak për Zhvillim (ADA).