Mbi 20 studentë nga Universiteti York në Angli, vizituan RrGGK-në me 26 nëntor. Ata u takuan me Igballe Rogovën, Drejtore Ekzekutive e RrGGK-së.
Zn. Rogova fillimisht foli për aktivizmin gjatë viteve të 90-ta në Kosovë, për shoqatën Motrat Qiriazi, si dhe për periudhën e luftës në Kosovë, kur kjo shoqatë nuk kishte ndërprerë fare veprimtarinë e saj, duke iu ndihmuar në këtë mënyrë kosovarëve të cilët kanë qenë të vendosur nëpër kampe, si refugjatë.
Të pranishmit patën mundësi poashtu të informohen lidhur me atë se si u themeluan organizatat e para për të drejtat e grave në Kosovë pas luftës, si dhe për historikun dhe punën e RrGGK-së që nga themelimi i saj në vitin 2000 si rrjet jo-formal.
“Kjo është një ndër vizitat më të mira, më informuese që kemi pasur gjatë qëndrimit tonë në Kosovë”, tha njëri nga studentët.