Komiteti i Parlamentit Evropian (PE) për të Drejtat e Grave dhe Barazinë Gjinore (Komiteti FEMM) me 13 janar ka adaptuar një rezolutë të re mbi të Drejtat e Grave në Ballkanin Perëndimor, me autore, anëtaren kroate të Parlamentit Evropian Biljana Borzan, raportuese për të Drejtat e Grave.
Me të dhëna të rëndësishme marrë nga Rjeti i Grave të Kosovës (RrGK) në bashkëpunim të ngushtë me fondacionin Kvinna till Kvinna si dhe organizatat partnere për të drejtat e grave nga regjioni, kjo rezolutë adreson dhunën me bazë gjinore, qasjen e dobët të grave në drejtësi, pjesëmarrjen e ulët të grave në politikë, si dhe përfaqësimin e ulët të grave në tregun e punës.
Në mënyrë që të informojnë rreth formulimit të rezolutës, grupet për të drejtat e grave ndërmorrën një proces këshillues të shpejtë dhe intensiv. RrGK konsolidoi të dhënat, të cilat pasqyruan situatën reale të grave në Ballkanin Perëndimor.
“Ishte proces afat-shkurtër dhe shumë intensiv”, u shpreh Nicole Farnsworth nga RrGK, Drejtore e Pogramit/ Udhёheqёse e Hulumtimit, e cila mblodhi të dhënat.
Farnsworth ka thënë se shpreson se qeveritarët do të marrin parasysh thirrjen për të vepruar në mbrojtje të të drejtave të grave.
“Megjithatë, solidariteti dhe aktivizmi i grupeve për të drejtat e grave që punuan së bashku përgjatë regjionit, ka kontribuar në një rezolutë të PE-së e cila ngrit disa çështje të rëndësishme për të përmirësuar të drejtat e grave në regjion”, shtoi ajo.
Autorja e rezolutës, Borzan përmendi edhe punën e bërë nga organizatat e regjionit për këtë rezolutë.
“Kjo rezolutë ka rëndësi të madhe për mua. Unë duhet t’i bëj gratë e Ballkanit Perëndimor prioritet për vite të Parlamentit Evropian, dhe jam shumë e gëzuar që janë pranuar shumica e kërkesave të mia, kërkesa këto që i kam hartuar në bashkëpunim me një numër të organizatave jo-qeveritare nga regjioni”, tha Biljana Borzan, cituar nga European Western Balkans news.
Duke pasur për bazë informacionet nga RrGK dhe partnerët e shoqërisë civile nga rajoni, rezoluta inkurajon qeveritë nacionale, BE-në dhe institucionet e tjera relevante që të zhvillojnë tutje të drejtat e grave në të gjitha fushat. Një gjë shumë e rëndësishme është se rezoluta nënvizon rolin kyç të përparimit të grave në proceset stabilizuese si dhe në zgjidhjen e konfliktit.
Përmes kësaj rezolute vihet në pah “nevoja që gratë të mbajnë pozita në secilin nivel në shoqëri dhe të marrin pjesë në mënyrë efektive në proceset vendim-marrëse”, duke përmendur se pjesëmarrja e barabartë, përfshirë këtu nivelin e lartë menaxherial dhe pozitat politike janë parakushte për një shoqëri më gjithpërfshirëse, demokratike dhe përfaqësuese.
Falë monitorimeve të bëra nga RrGK ja dhe aktivistët e tjerë, u bë e ditur se sado që korniza ligjore për barazinë gjinore në regjion është përmirësuar, megjithatë ende ka mungesë të zbatimit të saj.
Rezoluta u bën thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor që të adaptojnë legjislacion i cili garanton të drejta të barabarta të trashëgimisë për gratë dhe burrat, si dhe thekson nevojën për kampanja vetë dijësuese në mesin e grave, për t’i mbajtur ato të informuara mbi atë se si mund të kenë qasje në këto të drejta.

Tutje, rezoluta kërkon nga autoritetet që të promovojnë të kuptuarit më të mirë rreth barazisë ndërmjet grave dhe burrave, në shkolla dhe universitete përmes udhëzimeve të duhura. Mundësia e rrallë e përfshirjes së drejtpërdrejt në proces erdhi si rezultat i shumë viteve të përkrahjes, përgjatë së cilave grupet për të drejtat e grave kanë ndërtuar marrëdhënië me një numër të zyrtarëve të BE-së, mbështetur nga Kvina till Kvinna Foundation me mbështetje financiare nga Sida.
Kjo rezolutë është rezultat i punës që RrGK vazhdimisht ka bërë në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të grave dhe përfshirjes së perspektivës gjinore në hartimin e politikave nacionale, por edhe më gjerë. Rezoluta e fundit e tillë për të drejtat e grave në Ballkanin Perëndimor kaloi në vitin 2013.