Të pikëlluara nga përmbytjet e mëdha që kanë prekur jetën e njerëzve në të gjithë rajonin, Blerta Avdili dhe Venera Çoçaj kanë nisur një koalicion jopolitik ad-hoc i quajtur “Solidaritet Përtej Kufijve”. Me mbështetjen e RrGGK-së, ato kanë mobilizuar akterë të ndryshëm në mbështetjen publike e cila u zhvillua në qendër të Prishtinës. Ato janë duke mbledhur ndihma për njerëzit që janë prekur nga kjo fatkeqësi natyrore në Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Serbi.
“Kam lexuar një citim nga Howard Zin që thotë “thirrja e të varfrit nuk është gjithmonë e drejtë, por nëse nuk e dëgjoni nuk do ta dini se ç’është drejtësia” ka thënë Blerta. “Koalicioni ad hoc “Solidaritet përtej Kufijve” po tregon se shoqëria civile dhe shumë individë nga Kosova vërtet që i dëgjojnë këto thirrje dhe që janë plotësisht të gatshëm të ngrihen dhe reagojnë në emër të humanizmit.”
Me mbështetjen e artistëve, organizatoret do të nxjerrin në ankand vepra arti dhe paratë e mbledhura do t’ua dhurojnë njerëzve që janë prekur nga fatkeqësia. Ato planifikojnë të hapin një llogari bankare në të cilën njerëzit do të mund të dhurojnë para. OJQ-ja “ Artpolis” ka vendosur një kuti gjatë festivalit “ Femmes Fatales” ku njerëzit mund të bëjnë donacione.