Thirrje për Praktikantë: Hulumtim mbi Shërbimet Sociale të Ndjeshme ndaj Gjinisë

A je i/e pasionuar pas drejtësisë sociale, barazisë gjinore dhe hulumtimit të politikave të bazuara në dëshmi? Dëshiron të përfitosh përvojë praktike në monitorimin dhe analizën e reformave në mbrojtjen sociale? Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) po kërkon studentë të motivuar për një praktikë gjashtëmujore në fushën e hulumtimit, që do të fillojë në maj 2025. Kjo praktikë vullnetare do t’u ofrojë studentëve aftësi të vlefshme hulumtuese dhe mundësi për të kontribuar në ndryshime domethënëse në politika publike.

Sfondi
Kjo praktikë është pjesë e një Aksioni të përkrahur nga Bashkimi Evropian (BE), i cili synon forcimin e cilësisë dhe ndjeshmërisë gjinore të reformave të vazhdueshme në mbrojtjen sociale në Kosovë. Përmes analizës ligjore dhe të politikave, monitorimit në terren dhe përfshirjes së komunitetit, ky hulumtim do të gjenerojë rekomandime të bazuara në dëshmi për përmirësimin e shërbimeve sociale, ndihmës sociale dhe të drejtave në punë për gra dhe burra të ndryshëm. Ky Aksion synon të kontribuojë në objektivin e përgjithshëm për forcimin e qëndrueshmërisë, rolit dhe kapaciteteve të shoqërisë civile në avancimin e demokracisë gjithëpërfshirëse, pjesëmarrëse dhe progresit social të ndjeshëm ndaj gjinisë, në përputhje me agjendën e Kosovës për integrim dhe përafrim me BE-në. Për të arritur këtë objektiv afatgjatë, Aksioni ka për qëllim specifik të rrisë më tej pjesëmarrjen, aktivizmin dhe ndikimin e RrGK-së dhe anëtarëve të saj të ndryshëm në reformat, zbatimin dhe monitorimin e politikave të mbrojtjes dhe përfshirjes sociale, duke përmirësuar kështu qasjen dhe cilësinë e shërbimeve për gra dhe burra të ndryshëm.

Përgjegjësitë dhe Mundësitë e Praktikës
Praktikantët do të:

  • Mbështesin monitorimin e reformave ligjore dhe të politikave që lidhen me mbrojtjen sociale.
  • Zhvillojnë aftësi për analizimin e ligjeve dhe politikave nga një perspektivë gjinore.
  • Kryejnë hulumtime cilësore dhe sasiore, përfshirë intervista dhe grupe fokusimi.
  • Mësojnë më shumë rreth buxhetimit të ndjeshëm ndaj gjinisë dhe aplikimit të tij në shërbimet sociale.
  • Asistojnë në hartimin e politikave dhe raporteve me rekomandime konkrete.
  • Mësojnë nga hulumtues dhe ekspertë të politikave me përvojë.
  • Përfitojnë kredi akademike, aty ku është e mundur, sipas marrëveshjeve me universitetet.
  • Marrin një per diem të vogël për të mbuluar shpenzimet e praktikës (p.sh., transport, ushqim).
  • Kenë orar dhe vend pune fleksibil, duke mundësuar ndjekjen e ligjëratave dhe provimeve në universitet.

Kriteret:

Aplikantët duhet të:

  • Jenë të regjistruar ose së fundmi të diplomuar në një program universitar që lidhet me shkencat politike, studimet gjinore, shkencat sociale, ekonominë ose fusha të ngjashme.
  • Kenë interes të fortë për barazi gjinore dhe mbrojtje sociale.
  • Kenë njohuri dhe aftësi bazike në hulumtim cilësor dhe/ose sasior.
  • Njohin mirë gjuhën shqipe dhe angleze; njohja e gjuhës serbe është përparësi, por jo e domosdoshme.

Procesi i Aplikimit
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë dokumentet e mëposhtme në adresën: jobs@womensnetwork.org me titull të emailit: “Aplikim për Praktikë në Hulumtim” deri më 2 Maj 2025:

  • CV-në që përshkruan përvojën dhe përgatitjen e tyre akademike.
  • Një letër motivimi njëfaqëshe që shpjegon interesimin e tyre për RrGK-në, praktikën dhe mënyrën se si kjo përvojë lidhet me synimet e tyre profesionale.

https://womensnetwork.org/wp-content/uploads/2025/04/Research-intern_call-ALB-1.pdf