Një grup i grave ndëretnik në Shtërpce gjithmonë ka ëndërruar të formojë organizatën nëpërmjet së cilës ato do të mund të mbledhnin dhe shesnin në treg çaja bimor. Qëllimi i tyre ishte të përgadisin produkte me përbërës kualitativ që janë në dobi të ambientit. Disa nga bimët medicinale me të cilat ato donin të punonin, janë shumë të njohura në industrinë farmaceutike. Me përkrahjen e Fondit të Grave ato e kanë të mundur të plotësojnë ëndërrën e tyre, duke hapur organizatën “Ikebana.”
Sidoqoftë, themelimi i një organizate të re nuk është një detyrë e lehtë. Anëtaret e Ikebanës kishin nevojë për përkrahje në krijimin e sistemit, politikave dhe procedurave që organizata e tyre të funksionojë e pavarur. Anëtaret e stafit të RrGGK-së ofruan mentorim për të përkrahur ato në zhvillimin e tyre. Me përkrahjen e RrGGK-së, ato gjithashtu kanë blerë makina për tharjen dhe prodhimin e çajit. Ato filluan punën duke mësuar nga njëra tjetra. Gjithashtu, morrën pjesë në trajnime, kështu duke ju mundësuar përfitimin e informatave teorike dhe praktike. Ato përdorën njohuritë e tyre pë fillimin e mbledhjes dhe prodhimit të çajrave në muajin qershor. Edhe pse filluan si një grup i vogël, me kalimin e kohës grupi i tyre është rritur.
“Ne tërë kohën ishim duke kërkuar një mënyrë për të filluar punën, që të tregojmë se mund të punojmë,” tha Ankica Zivkovic, Drejtore Ekzekutive e Ikebanës. “Tani, me fonde nga RrGGK, ne po e tregojmë potencialin tonë. Ne i falënderohemi Fondit të Grave të Kosovës për këtë mundësi.”