Me 20 mars, Kunvendi i Republikes së Kosovës ka aprovuar ligjin Nr. 04/L-054 për statutin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, anëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, personave të dhunuar gjatë luftës, viktimave civile të luftës dhe familjeve të tyre. Ligji i ri përfshinë të mbijetuarit e dhunës dhe abuzimit seksual që kanë ndodhur gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë, duke njohur gjendjen e tyre, në një përpjekje për të penguar stigmatizimin shoqëror dhe për të mundësuar kthimin e dinjitetit të tyre. Miratimi ka rezultuar si punë dyvjeçare e avokimit intenziv të ndërmarrë nga gratë, shoqëria civile dhe nga organet politike.
Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) dhe organizatat anëtare të saj kanë ndihmuar këtë proces. RrGGK në mënyrë efektive solli gjendjen e vështirë të personave që kanë vuajtur dhunën seksuale gjatë luftës në ballë të diskutimit publik me anë të një proteste të organizuar më 8 mars 2012, me moton: “Nuk duam lule, duam drejtësi për gratë e dhunuara gjatë luftës,” protestë e cila ngriti vëmendjen e publikut dhe institucioneve për këtë çështje.
Që atëherë, RrGGK së bashku me grupet e tjera të shoqërisë civile ka shkruar disa letra dhe është takuar me anëtarët e Kuvendit të Kosovës, ndër të tjera, duke kërkuar miratimin e këtij ligji të rëndësishëm.“Pasi që dhuna seksuale është përdorur si armë lufte, gratë duhet të marrin të njëjtat benificone si të gjitha viktimat e tjera të luftës," ka shkruar RrGGK në letrën e saj të fundit, të dërguar më 19 Mars. (Klikoni këtu për të lexuar letrën) RrGGK falenderon anëtarët e kuvendit për punën e tyre dhe përshëndetë miratimin e këtij Ligji, si një hap përpara për të kthyer dinjitetin grave të cilat kanë vujatur mjaft.