Gratë Aktive avokojnë për ti dhënë fund dhunës në familje

 Femrat Aktive të Gjakovës (FAGj), një organizatë anëtare e RrGGK, po punon drejt implementimit të ligjit për mbrojtje kundër dhunës në famije. Ato po punojnë me gra dhe vajza të të gjitha etniciteteve sidomos me ato Rome, Ashkalike dhe Egjiptiase (RAE), për të siguruar që dhuna në familje po trajtohet me drejtësi dhe në shtrirje të plotë të ligjit në Kosovë.

     Edhe pse Ligji për Mbrojte kundër dhunës në familje (Nr.03/L182) vendos një kuadër mjaft të plotë për trajtimin e dhunës në familje në vend, ai nuk implemetohet plotësisht. Gratë dhe të rinjët ende nuk kanë qasje të barabartë për mbrojte kundër dhunës dhe sistemi për sigurimin e informacionit në lidhje me ndihmën në dispozicion mbetet joefikas. Kjo është veçanërisht e dukshme te Romët, Ashkalitë dhe Egjiptasit.
      “Ne jemi të vetëdijshëm që dhuna në familje ndodh edhe te gratë e arsimuara që qëndrojnë mirë finaciarisht, dhe ne jemi të gatshme të punojmë me gra të komuniteteve dhe profileve të ndryshme. Por, siç e kemi vënë re, numri më i madh i grave që kërkojnë ndihmë në OJQ-në tonë për çështjet e dhunës në familje janë: Romet, Ashkaliket dhe Egjiptaset; është shumë i vogël numri i grave që kanë vijuar mësimet dhe nuk qëndrojnë mirë ekonomikisht”, tha Valbona Rizvanolli, Drejtoreshë Ekzekutive e Femrave Aktive të Gjakovës.
   Kështu, FAGJ ka ndërmarrë një iniciativë për të ofruar sesione informative mbi tema duke përfshirë dhunën në familje në përgjithësi, ligjet të cilat kanë të bëjnë me dhunën në familje dhe strategjitë për monitorimin e zbatimit të Ligjit kundër dhunës në familje në Komunën e Gjakovës.
     Përveç kësaj, ata kanë punuar në botimin e një raporti monitorues mbi zbatimin e këtij ligji, duke përfshirë edhe të gjeturat dhe rekomandimet.
      “Është shumë e rëndësishme që të ketë ligjërata të tilla me gra nga komuniteti ynë, por edhe me burrat e tyre, fëmijët dhe anëtarët e tjerë të familjes”, tha Tabe Maliqi, një anëtare e komunitetit. “Familjarët e tyre duhet të jenë të informuar për pasojat që do të përballen në rast se ata ushtrojnë dhunë ndaj pjesëtarëve të familjës së tyre.”
     Duke organizuar këto aktivitete, OJQ Femrat Aktive të Gjakovës ka për qëllim të sigurojë që ligjet ekzistuese për mbrojtje kundër dhunës në familje janë aplikuar dhe zbatuar në Gjakovë. Ato kërkojnë gjithashtu të ndihmojnë gratë të bëhen më të vetëdijshme në lidhje me ligjin dhe të drejtat e tyre në bazë të tij.
“Pas punëtorisë do ta shoh efektin e ligjeratës”, tha Sakibe Doli, Drejtore Ekzekutive e Shtëpisë të Sigurtë në Gjakovë, e cila strehon gratë dhe fëmijët që kanë përjetuar dhunë. “Më parë, në lagje e fshatra të tjera ku ne kemi mbajtur këto ligjerata, rezultatet kanë qenë gjithmonë të menjëhershme. Ndërgjegjësimi i tyre u rrit dhe ata ndërmorrën veprime për të ndaluar dhunën në familje.”
     Puna e FAGj është mundësuar nga një grant përmes Fondit të Grave të Kosovës i cili mbështet nga Austrian Development Agency dhe Kvinna till Kvinna