Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) me 7 prill mbajti takimin e rregullt dy mujor të anëtareve të saj, ku morrën pjesë 51 persona. Përveç anëtareve të RrGGK, të pranishëm ishin edhe përfaqësues të organizatave donatore, organizatave të tjera ndërkombëtare, përfaqësues të institucioneve qeveritare, si dhe përkrahës të RrGGK-së.
Takimi u hap nga Drejtorja Ekzektuive e RrGGK, duke ndarë me të pranishmit informatën se RrGGK, ka ndrruar lokacionin e zyreve me ç’rast adresa e tanishme është: Rr. Hajrullah Abdullahu nr. 25.
Ndërsa një ndër pikat e rendit të ditës të këtij ishte fuqizimi ekonomik i grave, me ç’rast të pranishmit kishin rastin të marrin informata nga akterët kyç që punojnë me programe që kanë për synim fuqizimin ekonomik të grave në Kosovë. Kjo pikë e rendit të ditës kishte për qëllim që anëtaret e RrGGK të informohen lidhur me mundësitë në dispozicion në mënyrë që ato të mund të ndajnë informacionet edhe brenda komuniteteve të tyre. Të ftuarit, ishin sipas renditjes së mëposhtme, secili duke prezantuar punën e institucionit përkatës: Xhemajl Syla, Udhëheqës i Sektorit për Projekte në Fushën e NVM-ve, Programet e KIESA, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë; Nysrete Doda Gashi, në emër të Departamentit të Politikave të Zhvillimit Rural, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural; Skender Rama, Zëvendës Drejtor, Fuqizimi i Sektorit Privar, USAID, Hajdar Korbi, Partneritetet për Zhvillim, USAID; Alida Muhaxhiri, Promovimi i Punësimit në sektore private, SwisscontactdheAda Shima, Masat Aktive të Tregut të Punës, Programi i Vetëpunësimit, UNDP.
Gjatë këtij takimi poashtu Nicole Farnsworth, Menaxhere e Programit në RrGGK ndau informata rreth Bugjetimin e Përgjegjshëm Gjinor të pranishmit duke treguar se si RrGGK ka filluar t’u ofrojë asistencë dhe mentorim organizatave të ndryshme buxhetore, për mënyrën e integrimit të BPGJ-së. Ajo përmendi punën që RrGGK ka bërë në këtë drejtim në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) dhe Komunën e Kamenicës vitin e kaluar, si dhe punën që ka filluar këtë vit me Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), dhe punën që pritet të fillojë me Komunën e Gjakovës.
Farnsworth, poashtu njoftoi të pranishmit për ecurinë e hulumtimit mbi Dhunën në Familje dhe Ngacmimet Seksuale, i cili është i mbështetur nga Agjencioni për Barazi Gjinore (ABGj) dhe do të financohet nga Austrian Development Agency (ADA), dhe i cili do të ofrojë të dhëna për Strategjinë dhe Planin e ri Kombëtar të Mbrojtjes kundër Dhunës në Familje, drafti i së cilës është planifikuar të hartohet në vitin 2015.
Gjatë këtij takimi anëtarët poashtu ndanë informata të ndryshime lidhur me organizatat dhe aktivitet te tyre. Ky takim u mbështet nga Komisoni Evropian në Prishtinë EU.Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) me 7 prill mbajti takimin e rregullt dy mujor të anëtareve të saj, ku morrën pjesë 51 persona. Përveç anëtareve të RrGGK, të pranishëm ishin edhe përfaqësues të organizatave donatore, organizatave të tjera ndërkombëtare, përfaqësues të institucioneve qeveritare, si dhe përkrahës të RrGGK-së.
Takimi u hap nga Drejtorja Ekzektuive e RrGGK, duke ndarë me të pranishmit informatën se RrGGK, ka ndrruar lokacionin e zyreve me ç’rast adresa e tanishme është: Rr. Hajrullah Abdullahu nr. 25.
Ndërsa një ndër pikat e rendit të ditës të këtij ishte fuqizimi ekonomik i grave, me ç’rast të pranishmit kishin rastin të marrin informata nga akterët kyç që punojnë me programe që kanë për synim fuqizimin ekonomik të grave në Kosovë. Kjo pikë e rendit të ditës kishte për qëllim që anëtaret e RrGGK të informohen lidhur me mundësitë në dispozicion në mënyrë që ato të mund të ndajnë informacionet edhe brenda komuniteteve të tyre. Të ftuarit, ishin sipas renditjes së mëposhtme, secili duke prezantuar punën e institucionit përkatës: Xhemajl Syla, Udhëheqës i Sektorit për Projekte në Fushën e NVM-ve, Programet e KIESA, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë; Nysrete Doda Gashi, në emër të Departamentit të Politikave të Zhvillimit Rural, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural; Skender Rama, Zëvendës Drejtor, Fuqizimi i Sektorit Privar, USAID, Hajdar Korbi, Partneritetet për Zhvillim, USAID; Alida Muhaxhiri, Promovimi i Punësimit në sektore private, Swisscontact dheAda Shima, Masat Aktive të Tregut të Punës, Programi i Vetëpunësimit, UNDP.
Gjatë këtij takimi poashtu Nicole Farnsworth, Menaxhere e Programit në RrGGK ndau informata rreth Bugjetimin e Përgjegjshëm Gjinor të pranishmit duke treguar se si RrGGK ka filluar t’u ofrojë asistencë dhe mentorim organizatave të ndryshme buxhetore, për mënyrën e integrimit të BPGJ-së. Ajo përmendi punën që RrGGK ka bërë në këtë drejtim në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) dhe Komunën e Kamenicës vitin e kaluar, si dhe punën që ka filluar këtë vit me Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), dhe punën që pritet të fillojë me Komunën e Gjakovës.
Farnsworth, poashtu njoftoi të pranishmit për ecurinë e hulumtimit mbi Dhunën në Familje dhe Ngacmimet Seksuale, i cili është i mbështetur nga Agjencioni për Barazi Gjinore (ABGj) dhe do të financohet nga Austrian Development Agency (ADA), dhe i cili do të ofrojë të dhëna për Strategjinë dhe Planin e ri Kombëtar të Mbrojtjes kundër Dhunës në Familje, drafti i së cilës është planifikuar të hartohet në vitin 2015.
Gjatë këtij takimi anëtarët poashtu ndanë informata të ndryshime lidhur me organizatat dhe aktivitet te tyre. Ky takim u mbështet nga Komisoni Evropian në Prishtinë EU.