UNDP përfshinë rekomandimet e RrGGK-së për pushim të lehonisë dhe atësisë

Më 8 shtator, UNDP publikoi raportin e Zhvillimit Njerëzor për Kosovën për vitin 2016, i cili përfshinte rekomandime nga raporti i RrGGK-së "Arritja e një Ekuilibri: Opsionet e Politikave për ndryshimin e Ligjit të Kosovës për të përfituar gratë, burrat, punëtorët dhe shteti’".
     Këto rekomandime në lidhje me amandamentimin e Ligjit të Punës, përfshijnë dispozita të barabarta të pushimit të lehonisë dhe të atësisë, drejt përmirësimit të qasjes së grave në tregun e punës. Kjo pasoi me dëshmi të rëndësishme që gratë përballen me diskrimin në punësimi gjatë dhe pas shtatzanisë.
     RrGGK ka rekomanduar që ndryshimet në Ligjin e Punës të lejojnë pushim të përbashkët të paguar deri në tre muaj për nënat dhe baballarët, gjithsej në një kohëzgjatje prej gjashtë muajsh pushim. Për më tepër, pushimi i atësisë do të promovonte përfshirjen e burrave dhe do t’ju ofronte atyre të drejta të barabarta në kujdesin e fëmijëve, gjë që do të ndikonte në normat shoqërore të rolet tradicionale të grave dhe burrave në shoqëri.
      Sipas raportit të UNDP-së, Tregu i Punës në funksion të Grave dhe të Rinjve, gratë dhe të rinjtë janë më të rrezikuar dhe të përjashtuar nga tregu i punës.
     Pas prezantimit të gjetjeve, panelistët, përfshirë edhe Iliriana Banjska nga RrGGK, diskutuan raportin e UNDP-së ku ajo spjegoi se si RrGGK ka anketuar gra dhe burra në tregun e punës për të parë se si janë ndikuar nga dispozitat aktuale të pushimit, mundësive të objekteve për kujdesin e fëmijëve dhe normat socio-kulturore që krijojnë pengesa në qasjen e grave në tregun e punës.
     "Argumenti se rritja ekonomike dhe rritja e numrit të vendeve të punës do të zgjidhë problemin e shkallës së lartë të papunësisë, nuk është plotësisht i saktë. Sepse në qoftë se nuk trajtojmë normat socio-kulturore që diskriminojnë gratë në procesin e hyrjes në tregun e punës, kjo do të ndikojë edhe në llojin e punës që konsiderohet se ato janë të afta ta bëjnë. "
     Këshilltari i lartë i UNDP-së, Ben Slay theksoi që ky raport bën thirrje për marrje të masave për edukimin e rinisë dhe grave. Në aspektin e papunësisë, ky raport ofron rekomandime konkrete për politika.  
   Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamaki, inkurajoi fuqizimin e grave, krijimin e sistemeve të kujdesit dhe të pushimit prindëror si mjete të rëndësishme për të ndihmuar gratë në tregun e punës.
   Si rezultat, në fund të takimit panelistët ranë dakord për nevojën për të rritur përfshirjen e grave në tregun e punës dhe rëndësinë e pushimit prindëror të përbashkët.