Me 15 mars, organizata Foleja organizoi tryezën përmbyllëse të projektit “Ngritja e nivelit tÓ« edukimit shÓ«ndetÓ«sor pÓ«r rÓ«ndÓ«sinë e planifikimit familjar dhe shÓ«ndetit reproduktiv”. Në këtë takim morrën pjesë Drejtori i Spitalit të Prizrenit, Drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik të Komunës së Prizrenit, Drejtori i Departamentit Komunal të Arsimit, përfituese të projektit, si dhe përfaqësueset e Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGGK).
Ky projekt lindi si ide dhe u zbatua duke e pasur parasysh gjendjen e vështirë me të cilën përballet ky komunitet, si niveli i ulët i arsimimit, numri i ulët i grave dhe vajzave të punësuara tëkëtij komuniteti, si dhe nivelin mjaft të ulët të njohurive të tyre në lidhje me shëndetin riprodhues dhe shëndetin e gruas në përgjithësi.
Gratë dhe vajzat e këtij komuniteti nuk bëjnë kontrolla mjekësore të cilat u rekomandohen gjatë shtatëzanisë apo edhe kontrollet tjera rutinore mjekësore. Gjatë zbatimit të projektit u mësua se 50% e tyre kanë probleme të ndryshme mjekësore, të cilat do të mund të tejkaloheshin në qoftë se ato do t’i kryenin kontorllet rutinore mjekësore.
“Takimet me gra i kemi mbajtur derë me derë, ku i kemi vetëdijësuar ato për rëndësinë e kontrolleve mjekësore, për problemet shëndetësore malinje që rrezikojnë qafën emitres, si dhe për sëmundjet tjera si HIV/AIDS,” u shpreh drejtorja e OJQ Foleja. “Poashtu, kemi arritur që 40 gra t’i dërgojmë në kontrolle mjekësore, si dhe iu kemi treguar mjetet kotraceptive dhe përdorimin e tyre.”Ajo më tutje theksoi se “numri i aborteve tek gratë e këtij komuniteti është mjaftë i lartë, ku ka pasur raste që një grua ka abortuar deri në 8 fëmijë.
Dr. Avrim Avdaj, Drejtor i Spitalit të Prizrenit theksoi se “kjo është një iniciativë mjaftë e qëlluar”, duke theksuar se “ekziston një strategji e cila ofron përkrahje të veçantë për komunitetin RAE.”
Ai më tutje shtoj se “të gjithë qytetarët në Komunën e Prizrenit kanë trajtim të barabartë dhe se do të mbeshtetë çdo iniciativë e cila e ka për qëllim përmirësimin e jetesës së njerëzve.”
Megjithatë, njëra nga përfitueset foli për kushtet jashtëzakonisht tëvështira të jetesës, që ju pamundësojnë kontrollet mjekësore.
“Për të siguruar bukën e gojës ne dalim e mbledhim kanaqe nëpër kontenierë të mbeturinave dhe për këtë arsye jemi të detyruar t’i largojmë fëmijët nga shkolla. Ne me shumë vështirësi e sigurojmë bukën e gojës, e lërë më që të kemi mundësi të kryejmë kontrolle mjekësore.”
Përfitueset u shprehën mjaft të kënaqura që ishin pjësë e këtij projekti dhe se kanë mësuar shumë gjëra të cilat nuk i kanë ditur me parë.
Ky projekt është mbështetur nga Fondi i Grave të Kosovës dhe financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.