Grupi i parë prej 18 anëtarëve të stafit të ZBE/PSBE vijoji trajnimin për gjini këtë javë. Gjinia është një nga vlerat thelbësore të BE-së dhe BE-ja në Kosovë i kushton rëndësi të madhe barazisë gjinore, avancimit të të drejtave të grave, si dhe avancimit të përfaqësimit të grave në vendimmarrje në Kosovë.
Duke i ndjekur udhëzimet nga Plani i Veprimit Gjinor i BE-së II, Ambasadorja Apostolova inkurajoi dhe miratoi organizimin e trajnimit për barazi gjinore për të gjithë anëtarët e stafit të BE-së.
Në kuadër të bashkëpunimit me Rrjetin e Grave të Kosovës, trajnerët i trajnuan pjesëmarrësit për konceptet bazë të barazisë gjinore, standardet ndërkombëtare dhe të BE-së, së bashku me ligjet dhe strategjitë në Kosovë.
Me një qasje kryesisht interaktive, anëtarët e stafit të BE-së i përmirësuan aftësitë e tyre për ta analizuar dhe integruar perspektivën gjinore në punën e tyre.
Vëmendja për barazinë gjinore do t’i përmirësojë rezultatet dhe do t’i shtojë arritjet e përgjithshme të programimit të BE-së dhe të dialogut politik të BE-së në Kosovë, duke siguruar se BE-ja e përmbushë adresimin e nevojave unike të grave, burrave, vajzave dhe djemve.
Deri më 15 shtator 2018, të gjithë anëtarët e stafit të ZBE/PSBE në Kosovë, duke e përfshirë menaxhmentin e lartë, do ta kenë vijuar trajnimin gjinor.
Storja dhe fotot: © EUO/EUSR