Njëzetë e tetë gra dhe anëtare të stafit nga organizata anëtare e RrGGK-së Medica Kosova vizituan Stambollin më 16-20 Prill 2013. Vizita kishte për qëllim të ndihmonte procesin e rehabilitimit për gratë që kanë përjetuar humbje të familjarëve gjatë luftës, si dhe forma të ndryshme të dhunës. Kjo vizitë gjeti mbështetje nga Ministria për Familje dhe Politika Sociale (MFPS) në Turqi përmes Ambasdës Turke në Kosovë.
“Me të vërtetë e çmoj ndihmën e MFPS-së për këtë vizitë. Vizita në Turqi është pjesë e procesit të shërimit tonë,” tha njëra nga klientet e Medica Kosovës, e mbijetuar nga lufta në Kosovë.
Gjatë vizitës së tyre, grupi i grave u takua me Znj. Fatma Åžahin, Ministre për Familje dhe Politika Sociale; Sebahate Spahiu, gruaja e Ambasadorit të Kosovës në Turqi, dhe Rrahmi Morina, Konsull i Përgjithsëm.
Shoqata e Prishtinasve (ShP) në Stamboll me mirësi dhe ngrohtësisht iu uroj mirëseardhje vizitoreve. “Ne jemi të gëzuar që po i takojmë ‘motrat’ tona nga Kosova,” tha një përfaqësues i ShP-së.
Vizita në Stamboll poashtu përfshiu vizita në organizata dhe qendra trajnuese të ndryshme. Kjo vizitë ofroi një mundësi të mirë për shkëmbim informatash, përvojash dhe ideshë.