EULOC përmbyll me sukses nismën për promovimin e buxhetimit të drejtë gjinor në nivel lokal

Organizata për Reforma Lokale-EULOC në kuadër të nismës “Promovimi i Buxhetimit të Përgjegjshëm Gjinor nga qeverisja komunale në Viti” mbajti takime dhe punëtori me zyrtarë të qeversijes lokale për të diskutuar tema të ndryshme mbi buxhetimin e drejtë gjinorë.

Përfitues të projektit ishin gjithësej 71 pjesëmarrës (35 gra dhe 36 burra), zyrtarë nga Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, përfaqësues nga Zyra për Lektorim, përfaqësues nga Drejtoria Komunale e Arsimit, Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Kuvendi Komunal, Komiteti për vendimmarje (Konsultativ), Drejtoria e Administratës Publike, Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare Viti, përfaqësues nga Komiteti për Komunitete, Komiteti për Politikë dhe Financa, Zyra Komunale për Kthim dhe Komunitete, Zyra e Gjendjes Civile, Zyra për Barazi Gjinore, Zyra e Financave, Zyra e Kryetarit, Zyra për Komunikim dhe Informim, Qendra për Punë Sociale, Drejtoria e Shërbimeve Publike, përfaqësues nga organizatat joqeveritare, Qendra Rinore. Një numër i madhë i këtyre përfaqësuesëve u trajnuan mbi tema si: Modelet e strukturës gjinore, integrimi i buxhetimit gjinor si dhe mjetet standarde të buxhetimit gjinor.

Latife Neziri, Konsulente e Trajnimit, theksoi rëndësinë e përfshirjes se grave dhe burrave në të gjitha fazat e procesit të vendimmarrjes.

“Buxhetimi gjinor është një analizë e buxhetit nga prespektiva gjinore, ku rezultojnë dallime për sa i përket ndikimit të tij te burrat dhe gratë”, tha Neziri.

Më 18 qershor, EULOC organizoi një tryezë ku prezantoi raportin e hulumtimit me rekomandime. Pjesëmarrës në panel diskutues ishin zyrtarë komunal, si dhe përfaqësues nga organizata Euloc, Florim Brahimi, Drejtor ekzekutiv i organizatës EULOC, Latife Neziri, Trajnere e projektit, si dhe Melihate Osmani, Menaxhere në organizatën EULOC.

Rezultatet nga Hulumtimi u prezantuan nga Florim Brahimi ku u paraqitën në formë grafike të gjeturat nga anketimi i bërë në 11 fshatra të Komunës së Vitisë.

“Sipas takimeve me grupe te ndryshme, është nxjerrë rekomandimi që më shumë gra dhe të rinj të jenë të përfshirë në komitete të ndryshme komunale në mënyrë që zëri i tyre të mund të dëgjohet më shumë”.  tha Brahimi.

Koordinatorja e projektit, Melihate Osmani, shtoi se në kuadër të këtij hulumtimi janë përfshirë 200 anketues (gra dhe burra) të rastit nëpër fshatra të vegjël si: Viti, Smirë, Pozheran , Drobesh, Beguncë , Fshati Ri , Kabash , Vërban , Skifteraj, Tërpezë, Bincë, përgjatë periudhës Nëntor 2019- Janar 2020. 

“Ky hulumtim anketues në fokus kishte barazinë gjinore, perfaqësimin gjinor si dhe fuqizimin ekonomik të grave. Nga rrezultatet e marra na mbetet të kuptojmë se qytetarët e Komunës së Vitisë nuk kanë shumë njohuri në këto fusha. Andaj edhe ne si organizatë vërejmë nevojën e vazhdimit të këtij projekti për një përfshirje sa më korrekte gjinore, që është është e domosdoshme”. tha Osmani 

Të gjeturat e këtij projekti si dhe rekomandimet e marra nga trajnimet e organizuara mund t’i gjeni në raportin e Organizatës për Reforma Lokale EULOC 

Kjo nismë mbështetet nga Fondi i Grave të Kosovës (FGK) dhe financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë.  

Përveç organizatës EULOC, përfituese nga raundi i 13-të i FGK-së janë edhe 17 organizata të tjera anëtare. Listën e plotë mund ta lexoni KËTU.