“Gruaja Fermere” ngrit vetëdijen e nxënësve të Rahovecit rreth rëndësisë së edukimit seksual

Organizata anëtare e Rjetit të Grave të Kosovës (RrGK), “Gruaja fermere” ka vazhduar ligjëratat për edukimin seksual me nxënësit e shkollave fillore të Komunën e Rahovecit, në kuadër të nismës “Edukimi seksual i përshtatur sipas moshës dhe zhvillimit”.

Gjatë muajit janar, janë mbajtur gjithsej tri ligjërata në Rahovec dhe një në Krushë të Madhe. 104 nxënës të moshës 12-17 vjeç ( 52 vajza dhe 52 djem), patën mundësi të ndjekin ligjëratën e Dr. Florije Kafexhiu rreth shëndetit riprodhues, planifikimit familjar, shtatzënive të padëshiruara, dhe shëndetit të adoleshentëve. 

Pas bashkëbisedimeve me nxënësit u vlerësua si e nevojshme lënda për edukim seksual në shkolla fillore. Nxënësit gjithashtu shprehën nevojën e një qendre në kuadër të shkollës që shërben për këshillim dhe sigurimin e informacioneve të nevojshme.

This image has an empty alt attribute; its file name is IMG-b030a96d34f95aa0e248dfd95eb4bec3-V-1024x766.jpg

Kjo nismë, përfituese nga rundi i 15 i Fondit të Grave të Kosovës, financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe bashkëfinancohet nga Agjencia Suedeze për bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar, përmes Ambasadës së Suedisë në Prishtinë, në kuadër të nismës së RrGK-së “Avancimi i Mëtejshëm i të Drejtave të Grave në Kosovë II”.  

Përveç kësaj organizate, lidhur me vetëdijësimin e nxënësve për ngacmimet seksuale dhe raportimin e tyre është duke punuar edhe organizata tjetër e RrGK-së, “Gruaja Hyjnore”. KËTU mund të lexoni për një nga aktivitetet e saj të mbajtura së fundi.