Fondi i Grave të Kosovës mbështet pesë organizata me rreth 50,000€ 

Download File

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) shpalli sot organizatat përfituese të raundit të 20 
të granteve të Fondit të Grave të Kosovës (FGK). RrGK ka ofruar mbështetje 
organizative për pesë organizata anëtare të RrGK, financuar nga 
Trusti Sigrid Rausing, në vlerë prej 50,000€.  

Këto grante do të kontribuojnë drejtpërdrejt në zbatimin e  Strategjisë aktuale 
të RrGK-së për vitet 2023-2026, hartuar nga anëtaret e RrGK-së, me qëllim të 
adresimit të përbashkët të pabarazive gjinore të cilat ato i kanë identifikuar në 
Kosovë.  

Organizatat përfituese të rundit të 20 janë:   
· Art Without Limit – 9,840.00€  
· Komiteti i Grave të Verbra të Kosovës – 9,996.00€  
· She Solutions / Ajo Zgjidhje – 10,000€ 
· Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave 9,975.00€  
· Women`s Inclusion Center (Zenski Inkluzivni Centar) 10,000.00€