RrGK mbajti mbledhjen e dytë të Bordit për vitin 2026

Më 2 qershor 2026, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) mbajti mbledhjen e dytë të Bordit për këtë vit, ku u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me funksionimin e organizatës dhe prioritetet për periudhën në vijim.

Gjatë mbledhjes, RrGK shprehu mirënjohje për Vjosa Dobruna dhe Xhejrane Lokaj për kontributin e tyre gjatë mandatit dyvjeçar në Bord. Njëkohësisht, u mirëpritën anëtaret e reja të Bordit, Antigona Baxhaku Idrizi dhe Tringa Kasemi, si dhe anëtarja e sapoemëruar e nderit, Safete Rogova.

Bordi rizgjodhi Nermin Mahmutin për një mandat të ri dyvjeçar si Kryetare e Bordit të RrGK-së. Anëtaret e Bordit rikonfirmuan përkushtimin e tyre për të mbështetur misionin e RrGK-së dhe për të udhëhequr organizatën në avancimin e të drejtave të grave dhe barazisë gjinore.

Kjo mbledhje sërish reflektoi përkushtimin e vazhdueshëm të Rrjetit për të forcuar rolin e grave dhe për të punuar drejt kauzës së përbashkët.