Shumë gra rome, ashkalike dhe egjiptase nuk ishin në dijeni për pasojat e mundshme nga mos kontrollit te mjeku. Disa gra e dinë rëndësinë, por nuk mund ta përballojnë pagesën për tu vizituar te mjeku, ndërsa të tjerat nuk u besojnë punëtorëve shëndetësorë.
Duke i ditur këto çështje nga përvoja e tyre e mëhershme me gra rome, ashkalike dhe egjiptase në Mitrovicë, OJQ Lulebora vendosi të organizojë ligjërata me gjinekologen Vjollca Thaqi, me mbështetje nga Fondi i Grave të Kosovës (1370 €). Tri herë në javë ajo ofronte informata në lidhje me higjienën personale, kontraceptivët, kancerin e gjirit dhe mitrës. Ato diskutuan gjithashtu për rëndësinë e vizitës tek gjinekologu. Gjatë ligjëratave, gratë angazhoheshin në mënyrë aktive, duke bërë pyetje.
“Shumica e grave as nuk e dinin madje se çfarë është kanceri i gjirit”, tha Albulena Sinanaj, koordinatore e projektit në Lulebora. “Ato e dinin vetëm se është një sëmundje. Me ndihmën e gjinekologes, ato mësuan se si t’i identifikojnë simptomat e mundshme të kancerit të gjirit.”
Pas ligjëratave, Lulebora organizoi për më shumë se 75 gra vizita tek një gjinekologe, shumë prej tyre për herë të parë. Zyrtari Komunal për Barazi Gjinore e ka mbështetur këtë nismë, duke kërkuar nga Drejtoria e Shëndetësisë që spitalet publike të ofrojnë kontrolle falas. Kjo nismë gjithashtu i ka mundësuar Zyrtarit për Barazi Gjinore të përmbushë qëllimin e tij: sigurimin e qasjes më të mirë në sistemin e kujdesit shëndetësor për gratë në nevojë.
“Ky projekt është shumë i veçantë për ne,” tha Drita Salihu, një pjesëmarrëse. “Ka kaq shumë gra që nuk mund të përballojnë pagesën për tu vizituar te mjeku. Unë jam shumë mirënjohëse që Lulebora na ndihmon me kujdes të veqantë.”