Aktivistet Kërkojnë Pjesëmarrje të grave në Bisedimet për Kosovën

Me 4 dhjetor, aktivistet për të drejtat e grave nga Kosova, Serbia dhe Suedia dërguan letër Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe Sigurinë në Bashkimin Evropian, EEAS, Baroneshës Catherine Ashton, lidhur me dështimet për të zbatuar Rezolutën 1325 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Gratë, Paqen dhe Sigurinë gjatë vazhdimit të bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë. Aktivistet theksuan se gratë nga shoqëria civile nuk ishin përfshira në bisedime. Ato kërkuan nga Baronesha Ashton që: të sigurohet që të vëzhgohen në dialog parimet e të drejtës për informim, pjesëmarrje dhe mosdiskriminim; të lehtësojë konsultimet e rregullta me organizatat e grave dhe të shoqërisë civile dhe të përfshijë kontributin e tyre në dialog; të kërkojë që përfaqësuesit e qeverive nga Kosova dhe Serbia të marrin pjesë në konsultime të shoqërisë civile; të sigurojë që Rezoluta 1325 të integrohet në çfarëdo marrëveshje të ardhshme; të konsiderojë mbështetjen e grupeve të grave financiarisht dhe politikisht, sipas nevojave; dhe të sigurojë që qeveritë nga Kosova dhe Serbia të miratojnë dhe të zbatojnë planet kombëtare të veprimit për 1325, përditësimin e planeve me objektiva që lidhen me dialogun, në konsultim me grupet e grave.
Nënshkrueset e letrës, përmes Kvinna till Kvinna, janë: Igballe Rogova nga RrGGK; Vetone Veliu nga Shoqata e Grave të Mitrovicës për të Drejtat e Njeriut; Stanislavka Zajoviq nga Gratë në të Zeza Beograd dhe Lena Ag nga Fondacioni Kvinna till Kvinna në Suedi. Letra gjithashtu i është dërguar ambasadorëve të të gjitha vendeve anëtare të BE . Letrën e plotë mund ta lexoni këtu.