Valentina Bunjaku-Rexhepi kryesuesja e parë grua në Asamblenë Komunale në Gjilan

RrGGK vizitoi Kryesuesen e Asamblesë Komunale të Gjilanit

Valentina Bunjaku-Rexhepi, është zgjedhë Kryesuese e Asamblesë Komunale të Gjilanit, post të cilin deri më tani nuk e kishte udhëhequr asnjë grua  në këtë komunë.
Përfaqesuese të RrGGK-së vizituan znj. Bunjaku-Rexhepi për t’i uruar asaj këtë post shumë të rëndesishem per Komunen e Gjilanit.
“Më së shumti kam marrë vota prej grave dhe do angazhohem maksimalisht në implementimin e barazisë gjinore në komunën tonë” u tha ajo përfaqësueseve të RRGGK-së.
     Tejet e zëshme në Asamble, por edhe jashtë saj, më shumë se kushdo tjetër ajo ka besuar në fitoren e subjektit të saj politik  dhe ia kishte dalë që të jetë kandidatja më e votuar në Gjilan dhe njëra ndër femrat më të votuara në Kosovë.
    E lindur në vitin 1978 në Gjilan, Valentina Bunjaku-Rexhepi, me profesion profesoreshë e matematikës është e angazhuar edhe jashtë politikës – është edhe kryetare e klubit të futbollit “Drita”, në konkurrencën e femrave.
Ajo ndjehet e nderuar që subjekti politik nga ajo vjen, e ka propozuar për të qenë kryesuese e Asamblesë, e edhe më krenare ngase ka marrë besimin e shumicës së këshilltarëve dhe jo vetëm nga subjekti i saj politik, por edhe nga subjektet tjera që përfaqësohen në Asamble.