RrGGK kontribon në Raportin EPLO mbi zbatimin e rezolutës 1325

RrGGK ka kontribuar në një nisme më të gjerë kërkimore në monitorimin e zbatimit të Rezolutës të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1325, për paqën dhe sigurinë e grave publikuar nga Zyra Nërlidhëse Evropiane për Ndërtimin e Paqës (EPLO) në 2013.
Pas monitorimit që është bërë më heret për rezolutën 1325 Fakte dhe Fabula, rasti studiomor i fundit nga RrGGK ka bërë të ditur që Kosova ka arritur “përparim të dukshëm” që nga viti 2010.
“Përderisa Kosova ende duhet ta miratoj Planin Kombëtar të Veprimit (PKV) (National Action Plan) në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (RKSKB) 1325, procesi i hartimit të një PKV ka përfshirë një Grup Punues ndër-sektorial me përfaqësues të institucioneve kryesore dhe shoqërisë civile. Implementimi i PKV  në të ardhmen do të varet nga fakti nëse Grupi Punues është në gjendje të përcaktojë më qartë përgjegjësitë institucionale për aktivitetet, alokimin e buxhetit dhe monitorimin.”