Aktivistet rajonale krijojnë strategji, prezantojnë dokumentar mbi rezoluten 1325 të KS të OKB-së

Në prill 2005, gratë aktiviste nga rajoni u mblodhën në Shkup, Maqedoni me përkrahje nga UNIFEM për të ndarë informacione dhe për të krijuar strategji se si të zbatohet Rezoluta 1325 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (RKSKB) për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në rajon. Kjo erdhi pas dy takimeve të mëparshme për të njëjtën temë në Prishtinë në janar të vitit 2004 dhe Sarajevë në tetor 2004.

Gjatë takimit, RTV21 shfaqi një dokumentar që ishte bërë gjatë seminarit rajonal në Sarajevë. Ky ishte filmi dokumentar i parë  i prodhuar ndonjëherë në Rezolutën 1325. Në film, gratë lidere nga rajoni folën për rëndësinë e Rezolutës dhe se si ato e kanë përdorur atë.

Dokumentari u transmetua në RTV21, si dhe në Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Serbi dhe Nju Jork nga UNIFEM dhe Departamenti i Operacioneve Paqeruajtëse (DPKO) në Kombet e Bashkuara. Pas transmetimin e filmit, RTV21 ka organizuar një debat në të cilin anëtarët e RrGGK dhe përfaqësues qeveritarë diskutuan filmit dhe zbatimin e Rezolutës 1325 në Kosovë.