Me 28 Maj, në Parkun Kombëtar të Gërmisë, anëtaret e RrGGK morën pjesë në një trajnim për fotografi, të organizuar me kërkesat e anëtareve. Trajnimi ishte në të njëjtën kohë relaksues dhe informativ.
Pjesëmarrëset mësuan për elementet që duhet të konsiderojnë kur duan të bëjnë fotografi të mira, siç janë drita, reflektimi, veprimi, kompozicioni dhe dhe se kur duhet të merret leja për të fotografuar.
“Ky trajnim ishte shumë i nevojshëm,” pohon Sylbije Sahiti nga OJQ “Parajsa Jonë”. “Na ka mësuar se si të bëjmë foto të mira dhe tani ne mund t’i shfaqim më mirë aktivitetet dhe ngjarjet e OJQ-së tonë.”
Përfaqësueset e OJQ-ve i vunë në përdorim njohuritë e tyre duke bërë fotografi në ambient të mbyllur dhe të hapur.
“Ne mësuam shumë sot, por njëkohësisht edhe u argëtuam,” shton Ganimete Tolaj nga OJQ Mentor Tolaj NDERI. “Tema e trajnimit dhe vendi ku është mbajtur janë shumë të nevojshme dhe argëtuese.”
Shpalosni aftësitë tuaja: Bëhuni pjesë e Garës së Fotografive të RrGGK, Fitoni 50€
Anëtare të RrGGK: a keni bërë ndonjë foto të mirë të aktiviteteve të OJQ-së tuaj së fundi? Dërgoni ato në info@womensnetwork.org deri më 31 Gusht që të keni mundësinë të fitoni një shpërblim prej 50€. Fotoja dhe fjalia përshkruese fituese do të botohen në Buletinin e RrGGK-së në muajin Shtator. * Vetëm anëtaret e RrGGK kanë të drejtë të aplikojnë.