Edhe një vit u mbyll me takimin tradicional të anëtareve të RrGGK-së të mbajtur më 7 Dhjetor, ku anëtaret tona, përveç aktiviteteve të ndryshme të këtij takimi, bënë edhe vlërsimin e punës së RrGGK-së. Çdo vit anëtaret, parnterët dhe bashkëpunëtorët tjerë plotësojnë një pyetësor anonim për programet dhe shërbimet e rrjetit.Respondetët vlerësuan punën e rrjetit gjatë vitit 2013 shumë pozitivisht. Takimet dhe sherbimet e RrGGK i vlersuan “shumë të dobishme”.
Respodentët vlerësuan se ndër sukseset më të mëdha të RrGGK-së të jetë implementimi i strategjisë, aktivitetet për ngritjën e vetëdijeës dhe Fondin e Grave të Kosovës. Ato poashtu cekën që me mbështjetjën e RrGGK-së kanë dorëzuar 121 projekt propozime donatorëve të ndryshëm vitin e kaluar.
“Ne jemi organizata të vogla dhe nuk kemi eksperiencë në shumë fusha”, shkruajti një anëtare. “Trajnimet e RrGGK-së na kanë ndihmuar shumë.”
“Duke aplikuar për grante në Fondin e Grave të Kosovës, ne kemi mësuar si të shkruajmë projekt propozime. Ky është një gjë shumë e madhe për ne.” tha një tjetër anëtare.
Anëtaret mendojnë se FGK duhet të mbështet nga bizneset lokalete dhe po ashtu të prezantohet në shtetët e tjera me qëllim që të sigruohen edhe fonde tjetra.
Respodentet po ashtu vlerësuan Buletinin elektronik Zëri i Grave Kosovare, uebfaqen dhe faqën në Facebook “shumë të dobishme”.
Ndërsa ato thanë se stafi i RrGGK-së i ka ndihmuar shumë, ato do të dëshironin që stafi t’i vizitonte më shpesh, për këtë arsye stafi i RrGGK-së planifikon të organizojë më shumë vizita për anëtaret në vitin 2014