Që nga fillimi i RrGGK-së, anëtaret kanë kërkuar një seminar mbi hartimin e projekteve. Në përgjigje të kërkesave të anëtareve, RrGGK organizoi dy seminare të tilla në Prishtinë më 6-7 dhe 10-11 dhjetor 2012.
“Ne me të vërtetë kemi nevojë për seminare si ajo mbi hartimin e projekteve”, tha Bahrie Deva nga Shoqata për Arsim dhe kujdes të familjes në Gjakovë, një organizatë anëtare e RrGGK-së.
Punëtoritë interaktive dy-ditore mbuluan bazat mbi hartimin e propozimit të projektit, duke përfshirë edhe përmbajtjen e propozimit të projektit, manaxhimin e bazuar në rezultate, analizimin e palëve të interesuara, analizimin e problemit dhe pemët e problemeve si dhe hierarkia e objektivave brenda një kornize logjike. Më shumë se 50 pjesëmarrëse u aftësuan në hartimin e propozimeve për projekte.
“Edhe pse kam mjaft përvojë në sektorin e OJQ-ve, kur shkruaj projekt-propozime gjithmonë i përziej qëllimet dhe objektivat. Pas këtij seminari, mund ti dalloj ato dhe tregoj se cila është e cila”, tha Ola Syla nga Shoqata Grave Drita e Krushës, një orgnizatë tjetër anëtare e RrGGK-së.
Seminari u drejtua nga anëtaret e stafit të RrGGK-së që posedojnë përvojë dhe ekspertizë në shkrimin e propozimeve: Nicole Farnsworth, Albertina Binaku dhe Zana Rudi.
“Ky seminar më ka ndihmuar shumë poashtu edhe koleget e mia, ka qenë i pari i këtij lloji për ne,”
tha Kadrije Tahiraj nga Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Drenas. “Ne e vlerësojmë shumë si dhe faktin që RrGGK organizoj atë papagesë për ne. Ne e dimë se në vende të tjera në botë, për seminare të tilla duhet të paguhet për pjesëmarrje.”
Përveç ofrimit falas mentorim në vazhdimesi gjatë shkrimit të projekteve të tyre në të ardhmën, RrGGK planifikon të ofroj edhe punëtori në vazhdimësi mbi analizimin e riskut, monitorimin dhe vlerësimin, të gjitha këto gjatë vitit 2013.
Në bazë të kërkesave të anëtareve, RrGGK gjithashtu ka organizuar një seminar një-ditor mbi buxhetimin dhe menaxhimin financiar, më 20 dhjetor. Menaxherja e financave e RrGGK-së, Besa Shehu e drejtoj seminarin, ku përfshinte planifikimin e buxhetit për projektet, menaxhimin financiar, kontrollet, raportimin, formulat në Excel, si dhe llogaritjen e pagave, duke përfshirë tatimin dhe kontributet pensionale.
Bazuar në kërkesat e anëtareve, RrGGK do të ofrojë mundësi shtesë për ndërtimin e kapaciteteve për anëtaret e saj në vitin 2013. Këto shërbime janë ofruar për anëtaret e RrGGK-së, si pjesë e programit të ngritjes së kapaciteteve të RrGGK-së, financuar nga Kvinna till Kvinna.