Gratë prezantuan një kukull të veshur me veshje tradicionale në zyren e Kryetarit të Komunës së Prishtinës dhe Presidentes së Republikës së Kosovës, për të promovuar produktet punëdore të krijuara nga gratë.

Arta

Gratë punuan në mënyrë ekspeditive. Gishtat e tyre të shpejtë fluturonin duke qepur rroba tradicionale. Ato ishin të zëna duke punuar veshje tradicionale për kryetarin e komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, si dhe për Presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.
Këto veshje të vendosura në një kukull iu kanë dhuruar personaliteteve me shpresë se këta udhëheqës do ti shfaqin këto produkte punë dore të grave në zyrat e tyre për vizitorët. Këto veshje tani e konsiderojnë sallën kryesore të Komunës së Prishtinës si shtëpinë e tyre të re.

Organizata përgjegjëse e këtij projekti, Arta nga Prishtina, për këtë iniciativë është mbështetur nga Fondi i Grave të Kosovës i RrGGK-së. OJQ Arta ka ofruar trajnime për gratë për punime të artizanateve tradicionale për të përmirësuar gjendjen ekonomike të këtyre grave si dhe ka avancuar integrimin social të grave.
“Unë jam jashtëzakonisht mirënjohëse për mundësinë që më është ofruar", tha Valbona Durmishi. Ajo kishte fituar të holla me punë-dore, gjë që e fuqizoi ekonomikisht. Me paratë e fituara, ajo ndihmon familjen e saj dhe shkollon fëmijët e saj.

“Puna ime me organizatën më ndihmoi të fitoj të ardhura dhe nuk duhet të mvarem ekonomikisht nga burri apo ndonjë anëtar tjetër i familjes" tregon Hava Bytyqi, një anëtare e OJQ-së Arta. "Këtu kam mundësinë të kaloj kohë me mikeshat e mia si dhe të punoj. Unë nuk e kisha mundësinë për të shkuar në shkollë kur isha e re, kështu që ky angazhim është shumë e mirëseardhur për mua pasi që mund të shoqërohem me gratë tjera" vazhdoi ajo.

Sipas Hafije Qyqalla, drejtoreshë e OJQ-së Arta, Presidentja Jahjaga dhe kryetari Mustafa premtuan të mbështesin grupet e grave në paraqitjen e këtyre produkteve në disa prej ambasadave të Kosovës në mbarë botën, duke promovuar traditën kulturore të Kosovës.
"Ky ekspozim i artizanateve dhe traditës tonë kombëtare do të fuqizojë ekonomikisht anëtaret tona," impresionohet Hafija.

Këto ngjarje u prezantuan në televizionin publik, mediat sociale dhe në gazeta ditore.