Artpolis organizoi edicionin e katërt të festivalit FemArt

 Qendra për art dhe komunitet Artpolis ka organizuar Festivali Rajonal të Artisteve Femra FemArt për herë të tretë në Prishtinë. Festivali u mbajt nga data 25 deri 30 maj.   
    Programi i festivalit përfshiu tema të ndryshme mbi të drejtat e njeriut, LGBT, shëndetin riprodhues, fuqizimin e grave, dhunën ndaj grave etj. 
    Ashtu si vitet e kaluara, edhe këtë vit festivali  përmbajti krijime origjinale artistike. Shfaqjet teatrale, filmat, koncertet muzikore, promovime libraash, moda, performancat, instalacionet e ndryshme, poezitë, seminaret, tribunat, dhe format e tjera të artit ishin krijimet nga gratë dhe burrat arisitë e aktivistë nga  Kosova, rajoni dhe Evropa. 
     Gjatë gjashtë ditëve të Festivalit FEMART, u mbajtën 30 Aktivitete me mbi 100 artiste/artistë dhe aktiviste, në tetë lokacione të ndryshme në Prishtinë nga ora 10:00 në mëngjes deri në 12:00 pas mesnatë. Qindra qytetarë ndoqën programin inspirues të festivalit FemART pa pagesë.