Me 1 Nëntor 2014, vajzat e femACT Gjilan organizuan aksion një ditor në qytetin e tyre, me qëllim që të ngrisin vetëdijën e qytetarëve për rreziqet e kancerit të gjirit dhe preventivat që duhet të ndërmirren në parandalimin e tij.
Ato u pozicionuan në qendër të qytetit, para teatrit, për t’i ndalë kalimtarët e rastit dhe për t’iu ofruar broshura informative mbi kancerin.
Ato poashtu kishin sjellur ëmblësira, me qëllim që të tërheknin vëmendjen e sa më shumë njerëzve që të ndalen e të informohen për këtë temë.
“Kishim frikë që do t’i hedhin broshurat në mbeturina pa i lexuar, kështu që kemi pregaditë ëmbëlsira të vogla që t’i inkurajojmë të ndalën dhe të bisedojnë me ne,” tha njëra prej vajzave. Në përgjithësi, ato ishin shumë të kënaqura me ecurinë e organizimit.
“Sot kemi kalu shumë mirë,” u shpreh Klementina Kastrati, njëra nga vajzat që organizuan aktivitetin. “Shumica e qytetarëve ishin të gatshëm të flasin me neve dhe ishin shumë mirënjohës që e kemi organizuar këtë aktivitet.”
Fatkqësisht, vajzat mësuan se disa prej qytetarëve nuk janë aspak të informuar sa i përket kancerit të gjirit, e as nuk duan të ndalen e të dëgjojnë lidhur me këtë sëmundje.
“Disa qytetar nuk ishin të interesuar të dëgjojnë fare. Burrat thonin që nuk është punë e tyre, ndërsa kishte raste kur gratë largoheshin pa folur,” tha Majla Salihu. “Kishte edhe një rast ku një grua mendonte që kanceri shkaktohet nga papastërtia apo nga ‘dashuria’.”
Qendresa Hajdari, përfaqësuese e organizatës Gruaja Hyjnore erdhi për të mbështetur këtë organizim tw FemACT. “Gëzohem shumë që vajzat po organizojnë aktivitete të këtij lloji në qytetin tonë,” tha ajo.
Aktiviteti i vajzave përfundoj në orën 14:00. Ato u shpërndanë për të shkuar në kurse të kimisë, matematikës, e fizikës. Para se të shkonin, ato na informuan që ky është vetëm fillimi i aktiviteteve të tyre dhe se do të organizojnë edhe shumë aktivitete të tilla në të ardhmen.