Marte Prekpalaj prezanton promovimin e punës së OJQ-ve të udhëhequra nga gratë në TV Opinion të Prizrenit.

Femra vizionare e shekullit XXI

Në Prizren, femrat përballen me sfida të ndryshme që lidhen me përfshirjen në arsim, pavarësimin ekonomik, shëndetin dhe përfshirjen sociale. Organizatat joqeveritare (OJQ-të) e udhëhequra nga femrat janë angazhuar vite me rradhë për përmirësimin e pozitës së grave. Gratë Vizionare të Shekullit XXI, anëtare e RrGGK nga Hasi, kanë promovuar punën e OJQ-ve të grave përmes një fushate mediale. Në këtë mënyrë, gratë vizionare kanë përforcuar vetëdijësimin publik për kontributin pozitiv të OJQ-ve të grave në komunitete në gjithë rajonin e Prizrenit, si dhe kanë ndihmuar organizatat e grave të sigurojnë mbështetje shtesë nga lokaliteti për përpjekjet e tyre.

Ky aktivitet filloi me regjistrimin e biografive nga Gratë Vizionare të Shekullit XXI, që përshkruanin punën e OJQ-ve të grave në rajonin e Prizrenit, duke përfshirë Dora Dores, One to One dhe Shoqatën e të Verbërve. Rrëfimet e tyre më pas u transmetuan në TV Opininon.
"OJQ-të në komunën tonë shpesh kanë deklaruar se ato nuk mund të përballojnë që të kenë emisionet e tyre në televizion ose radio," shpjegon Marte Prekpalaj, Drejtoreshë e Grave Vizionare të Shekullit XXI. Kërkesat e tyre frymëzuan atë për të përfituar nga përvoja e saj me mediat lokale në mënyrë që të ndihmojë organizatat e tjera të grave të promovojnë punën e tyre.

Dokumentarët u pranuan mirë nga shikuesit, të cilët thanë që këto programe kishin një ndikim shumë pozitiv në komunitetin lokal.
“Ne nuk ishim në dijeni që OJQ-të e grave kanë bërë kaq shumë punë dhe aktivitete” thotë një shikues.

Për shkak të kërkesës, TV Opinion transmetoi programin vazhdimisht edhe për dy javë më shumë se që kishin planifikuar fillimisht.

Programet gjithashtu theksuan nevojën e OJQ-ve të grave për mbështetjen e vazhdueshme të komunitetit. Të prekur nga këto programe, zyrtarë nga Kuvendi Komunal i Prizrenit kanë ofruar për OJQ-të e grave që të përdorin dy zyra në Prizren falas për kryerjen iniciativave e tyre. Ky kontribut është i rëndësishëm për organizatat e grave që shpesh luftojnë për të siguruar fonde të mjaftueshme për shpenzimet e tyre operative dhe punën avokuese.

Gratë Vizionare të Shekullit XXI shpresojnë që ato do të mund të vazhdojnë të mbështesin organizatat e grave në promovimin e punës së tyre në të ardhmen.

Mbështetja nga Fond i Grave të Kosovës i RrGGK poashtu i ka mundësuar Grave Vizionare të Shekullit XXI të mbajnë një tryezë me 27 gra nga zonat rurale në Ditën Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave.