Fondacioni për Edukim dhe Zhvillim (FEZH)

Shumë gra të Novobërdës i kalojnë kohën në shtëpi, duke u kujdesur për fëmijët dhe duke bërë punët e shtëpisë. Gjatë dimrit me borë, ato mbyllen brenda dhe i kalojnë ditët dhe netët duke qepur dhe endur. Fondacioni për Edukim dhe Zhvillim i ka frymëzuar gratë të bëhen aktive jashtë shtëpive të tyre ndërkohë që mund të kontribuojnë në shtimin e të ardhurave në familje. Fondacioni është përqendruar që të arrihet qasja te gratë kryefamiljare dhe te ato që varen nga ndihma sociale e shtetit.

Fondacioni ka filluar me organizimin e trajnimeve për prodhimet, marketingun dhe tregjet, me mbështetje nga Fondi i Grave të Kosovës (2.600 €). Në shtator, ato u kanë ndihmuar grave për hapjen e kjosqeve në natyrë në një lokacion të rëndësishëm, afër Qendrës Turistike të Novobërdës. Aty gratë do të mund t’u shesin prodhimet e bëra turistëve që vizitojnë kalanë e Novobërdës.
“Ky projekt është shumë i rëndësishëm për ne,” tha një grua. “Kjo nuk ka të bëjë vetëm me fitimin, por na ka aktivizuar dhe mundësuar të dalim nga shtëpia. Unë përgatis disa lloje të reçelit, çajrave poashtu dhe punë dore. Tani mund t’i shes këto prodhime. Njerëzit më telefonojnë dhe më pyesin për prodhimet e mia.”

Sipas Vjollca Zeqirit, Drejtoreshë e Fondacionit, kjo nismë jo vetëm që ka kontribuuar në përmirësimin e gjendjes ekonomike të 10 grave, por edhe i ka mbështetur gratë në aspektin psikologjik.
“Tani gratë mund t’i shesin në verë prodhimet që i kanë bërë gjatë dimrit.” “Pa marrë parasysh kohën kur i përgatisin prodhimet, me përkushtim dhe dashuri, çdo prodhim mund të shitet në cdo kohë,” tha ajo.