Fushata e RrGGK inkurajon partitë politike që të punojnë për gratë

Fushata synon të pëfshijë preferencat dhe idetë e grave në platformën elektorale të partive politike për zgjedhjet e përgjithëshme të vitit 2004. Për të arritur këtë prej nëntorit të 2003 e deri në mars të 2004, rrjeti ka organizuar takime me gra në 30 komuna të Kosovës. Morën pjesë gra nga politika, shoqëria civile dhe nga gjithë komunitetet etnike.

Si rezultat u formuan 30 grupe avokimi të grave, nga një për secilën komunë. Këto grupe zhvilluan takime me gra në komunat e tyre, ku diskutuan për prioritetet dhe brengat që ato kishin. Më shumë se 1000 gra ishin pjesëmarrëse në këto takime. Bazuar në këto diskutime Grupet Avokuese të Grave, përpiluan platforma të referencave politike të grave, të cilat më vonë iu dorëzuan partive politike.

RRGGK dhe OSBE organizuan një tryezë të rrumbullakët për promovimin e publikimit “Gratë Propozojnë”, i cili publikim pëfshinte rekomandimet e grave. Kordinatore e RRGGK të fushatës ishte Shqipe Pantina. Mbulimi i gjerë i fushatës nga ana e mediave elektronike dhe të shkuara, në nivel lokal e kombëtar, kontribuoi dukshëm në suksesin e fushatës. Fushata u përkrah nga Departamenti për Demokratizim i OSBE dhe ndihmën teknike prej STAR dhe UNIFEM.